Page 37 - Demo
P. 37
MetonimiaPërdorimi i një fjale a i një shprehjeje në vend të një tjetre, duke u mbështetur në afrinë që kanë sendet e dukuritë në hapësirë a në kohë, në lidhjet e tyre sipas lëndës, sipas funksionit etj.\Më fjete me mesjetën te kokadhe nuk e dite ...\ Fatos ArapiSinekdokaPërdorimi i një fjale emërtuese, duke i dhënë një kuptim më të gjerë ose më të ngushtë, duke përmendur pjesën për të tërën ose të tërën për pjesën, njëjësin për shumësin etj.“Me Shqipëri të luftohemKam frikë mos turpërohem.”ÇajupiIroniaTallje e hollë, e fshehur me intonacion lavdërues, që nënkupton të kundërtën. Përdorimi i fjalës me kuptimin e antonimit të saj.“Këtu dergjet Don KishotiIsh i fort’ e ish i zotiBotën prapa desh ta kthenteDhe me ushtën ta mbërthente.”ServantesParadoksiËshtë ajo figurë që pohon një ide absurde, në pamje të parë në kundërshtim me logjikën. p.sh paradoksi i famshëm i Sokratit: e di që nuk di asgjë.\Do t'të vrasim Mesi, se të kemi usta.\(F. Noli)SarkazmiShkalla më e lartë e ironisë, e cila merr një karakter të hidhur, sulmues, kur shpreh urrejtje dhe përbuzje të thellë, denoncon, demaskon dhe godet, por bën edhe përgjithësime.\t'nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis, ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive.\MigjeniEpitetiËshtë një fjalë përcaktuese, zakonisht mbiemër, që i shtohet një emri për t’i pasuruar kuptimin, duke i dhënë bukuri artistike, duke shprehur një vlerësim, një qëndrim nga autori, ose duke i vënë në dukje një anë. Çdo epitet është mbiemër, por jo çdo mbiemër është epitet.\në errësirën e qullur, pikat e shiutna freskonin të puthurat.\I. KadareAlegoriaShprehje e ideve dhe e mendimeve në një vepër artistike tërthorazi, nëpërmjet figurave të gjalla e konkrete, prapa të cilave nënkuptohet një domethënie tjetër. Alegoria ndërtohet mbi bazën e simboleve.\kryet përpjetë/po rri e mpitë dhe e qetë/pa shiko shoqet e tua/si u rritën u zbukuruan.\Eufemizmi Fjalë ose shprehje që përdoret në vend të një fjale a shprehjeje tjetër, të cilën nuk duam ose nuk duhet ta zëmë në gojë.Themi \thënë \\Gjuhë 35

