Page 370 - Demo
P. 370
jetuarit shqiptarisht (lashë asht lashë lëkurë / vura një gur në Kullë // në Kullë mbylla / një yll – “Droja”); identitetin e patjetërsueshëm, vazhdimësinë dhe rezistencën (merreni këtë gur // pagëzoni ose lëreni pa emër / kohën ndërroja klimën // pa tokë lëreni pa qiell // merreni këtë gur e hidheni/ ku të doni // fortësia e tij na përjetëson – “Merreni këtë gur”); origjinën e hershme (e në kohën e karafilave / koha e gurit / fillon).Motivi i etnisë shfaqet edhe përmes poezive që kanë në qendër shqiptarin, historinë e tij kombëtare dhe fatumin e copëtimit etnik. Në poezinë “Shqiptarët”, Podrimja shkruan: por ata kishin diçkaqë kurrë s’mund t’ua zbulojë i madhijetonin gjatëdhe kur vdisninvdisnin/duke kënduar oi oi oi te kokau mbintenga një rrap çarë më dysh. Ndërsa në poezinë “Me qenë”, poeti i referohet fatumit të përndjekjes nga armiqtë (qen) dhe fatit të mbrapshtë të pashmangshëm, që i ka zënë shqiptarët: Të jesh shqiptare ndonjë qen të mos të të ndjekëderi në varre pamundur ështëshqiptar të jeshbotën varr të mos e keshe pamundur ështëe pamundur.Në një tjetër poezi, “Pazari i vdekur”, shpallet autoktonia e shqiptarëve përmes vargut: Shqiptarët / nuk kanë zbritur. Duke e pasur etninë dhe shqiptarinë lajtmotiv të poezisë së vet, pa dyshim që Podrimja shkruan shumë edhe për atë pjesë të trojeve shqiptare të ndarë nga shteti amë në mënyrë të padrejtë, ose të ikur larg, si në rastin e arbëreshëve të Italisë.Simbolikisht, trojet e ndara ose komuniteti i migruar shenjohen nëpër poezi si litar i këputur (Ç’më la ai vrapi / Oh ç’m’u këput litari te Guri i Prevezës / Joni ynë / Mjerë / U, urë - në poezinë “Ura e Artës” me një krah në qiell e një në mishin tim), pyll i prerë (në poezinë “Rekuiem për pyllin e prerë”), lis i vrarë (në poezinë “Fluturim i përgjakur”: Nën Lisin e vrarë të Dodonës / Mbështillet Gjarpri / Trupit të Çamërisë).Motivi i lirisë Motivi i lirisë shfaqet në poezi herë si gjakim i pandërprerë, herë si ëndërr e vizion (Anjë pikë loti / Nëse shkuam apo / Vetëm këndonani / E përjetuam lirinë / edhe nga brenda - “Shikimi nga dritarja”) e herë të tjera si lament (ankesë) për mungesën e saj ose për vullnetin për ta arritur atë (“Liria është e tmerrshme”, “Lament për lirinë e njeriut”): FalënderojEvropën Demokratike Aparteidin Kosova që krijoiJa Afrika ime e bardhëImazh neveritës QytetërimiDorë të çojë dhe ZotiFalënderoj dhe qeverinë serbeqë ma mësongjuhën e hazarëveDhe gjumë të rehatshëm i uroj popullit timQë më bën të vuajpër Lirinë e Njeriut(“Lament për lirinë e njeriut”)368 Letërsi

