Page 371 - Demo
P. 371
Motivi i KosovësNë sistemin poetik të Podrimjes spikat motivi i Kosovës, që nuk është vetëm referenca gjeografike e kontekstit ku Podrimja shkroi, por edhe toposi letrar i trashëguar nga poetët pararendës apo bashkëkohës të Podrimjes, si Shkreli apo Dedaj. Kosova e lirë është njëherazi ëndrra dhe dhimbja më e madhe e Podrimjes dhe e të gjithëve atyre që janë gjallë dhe atyre që kanë rënë për të:Nuk vdiset në KosovëVetëm njerëzit shndërrohenNë rrënjë në degë të një pemeKur të shfaqet DjalliTë përgjaket Ose të bjerë (\Motivin e Kosovës e hasim në shumë e shumë poezi, mes të cilave edhe te: “Magjia e Kosovës”, “Beteja e Kosovës”, “Atdheu Dhembje”, “Pa folje” etj. Por, si kryepoezi të Podrimjes ngritur mbi këtë motiv janë poezitë emblematike, me të cilat identifikohet gjerësisht poeti Ali Podrimja: “Një natë nga netët pa gjumë”, që jep kushtrimin “Zgjohu Kosovë! / Zgjohu nëna ime e dashur!” dhe poezia “Unë, biri yt”:Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura,t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;ta di gjakun që të vlon në gji,dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumtae të shpërthejë do si vullkan –më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë. (\Motivi i Kosovës, motivi etnik dhe motivi i lirisë shpesh në poezinë e Podrimjes përbëjnë tematikën e letërsisë së angazhuar politike. Të tjera poezi që i përkasin kësaj tematike janë: “Evropa përmes grilave”, “Shoferët e vdekjes”, “Loja e pakryer” etj. Natën e mirë Kosovë Vdekja vazhdon të këndojë në Sarajevë Dhe kokë të prera njerëzish T’i vijnë peshqesh Evropës së fjetur (“Në mbarim të shekullit”)Lirika personaleDashuria si akt qëndreseFati i të dashuruarve nuk mund të kuptohet dhe as të poetizohet i shkëputur nga referenca historike. Sfida jetësore e të dashuruarve është më shumë se sfidë e uljengritjeve të përjetimeve emocionale të brendshme. Sfida e të dashuruarve në poezinë Letërsi 369

