Page 372 - Demo
P. 372


                                    e dashurisë së Podrimjes është qëndresa ndaj fatit të vështirë që i ka rënë atdheut, ose fatit të keq që e ka zënë familjen. Po ashtu, poeti nuk e ndan dot se kë ka më të madhe: dashurinë për vendin e tij apo për të dashurën e zemrës. Këtë dyzim e hasim në disa prej poezive të tij:Ti, që syt’ i ngjyve në syt’ e Metohisë simeAt ditë, kur të thashë: – Të due, e dashtun,Por nuk di ken ma shum, ty apo Metohinë!  (“Iliriana”).E ti ende po më mat n’udhëtimin tonë,ti që sytë i ngjeve në sytë e kësaj tokeatë ditë kur të thashë: të dua e dashur,por s’di kë më shumë – ty apo Kosovën.  (“Në udhëtim edhe një dashuri”).Për të ilustruar konceptimin poetik të dashurisë te Podrimja, mjafton të shohim disa nga vargjet e poezisë “Gjumë të mirë e dashur”: Po qe se ke guxim Çil kapexhikun ta shoh fytyrënhënë të rrumbullakëtMurin e rrënoj unëDhe minjtë dhe gjarpërinjtë dhe ujqitnuk do t’i zërë vrimë e zezë e DheutVetëm Çelësi është tek tiNë perlat e tua dikundgjumë të mirë e dashurTë lodhi kolla. Në këtë poezi, e dashura duhet të tregojë në ka guxim të çelë shtëpinë, të ketë besim te burri i saj se do t’i tejkalojë të gjitha vështirësitë, do t’i mposhtë të këqijat dhe armiqtë, mjaft që ajo të ketë dëshirë dhe guxim për t’u përballur me çdo gjë të keqe. Poezia ndonëse është poezi dashurie përshkruan një mjedis të tmerrshëm frikëndjellës, aspak tipik dhe larg idealit romantik, por përkundër këtij mjedisi, dyvargëshi i fundit e ka të sintetizuar gjithë ngarkesën emocionale dashurore dhe empatinë e dhembshurinë e heroit lirik: gjumë të mirë e dashur Të lodhi kolla.A është thënë gjithçka për dashurinë?Në vëllimet e mëhershme poetike, Podrimja i këndon më dendur dashurisë, ndarjes dhe kujtimeve. Për Podrimjen, dashuria është universale, ajo gjithmonë vjen / sapo harrojmë të dashurojmë / dhe kurrë s’është vetëm e sotme (“Fjalë për dashurinë”). Për poetin, dashuria dhe e bukura si kategori estetike, qëndrojnë përherë bashkë, sepse siç shkruan ai: Krejt ç’është e bukur / për dashurinë / ende s’është thënë dhe po ashtu krejt ç’është e bukur / mbetet përherë e pathënë, / e kërkuar në jetë. Prapëseprapë, sfida më e madhe për poetin është që ta shpëtojë dashurinë nga fjalët:Trimëria ime më e madhe:Dashurinë ta shpëtoj nga FjalëtDuhet dhëmbët t’ia ndërrojDhe kohë tjetër t’i krijoj\pikturë nga Soey Milk370 Letërsi
                                
   366   367   368   369   370   371   372   373   374   375   376