Page 373 - Demo
P. 373
Nëse në poezitë e kohës së rinisë së poetit ka më tepër intensitet ndjenjash, poezia e dashurisë me kalimin e kohës fillon e bëhet reflektive:Fjalët e humbën fuqinë magjikepër dashuri të rejajeta është tepër e vjetërkur kurrkush më s’mendon me kokë të vet (“Për dashuri të reja jeta është tepër e vjetër”)Poezia intime e dhimbjes (vëllimi poetik “Lum Lumi”)Podrimja e ka tejçuar gjithë dhimbjen e tij jetësore në poezi dhe jeta e ka sprovuar jo pak. Jo thjesht me dhimbjen për fatin e Kosovës e të etnisë së tij, por edhe me dhimbjen tragjike familjare. Një prej cikleve poetike më të fuqishme në korpusin e tij poetik është cikli kushtuar të birit, Lumit, i cili vuajti e ndërroi jetë prej një sëmundjeje të pashërueshme. Sublimimi që Podrimja i bën dhimbjes për vuajtjen dhe fatin e Lumit, e ka bërë atë të pavdekshëm si referencë letrare; e ka ndihmuar vetë poetin ta kanalizojë letrarisht dhimbjen e tij, duke krijuar tekste poetike të jashtëzakonshme. Vargjet kushtuar Lumit shndërrojnë në art të pavdekshëm, duke e estetizuar dhimbjen, rëndomtësinë e një dhome spitali, shëmtinë e intrigave dhe egërsinë e armiqve, kobin e vdekjes. Shpesh, poezitë kanë tone atërore moralizuese për parimet morale dhe etike të një jete të dinjitetshme, të ngjashme me ato të poezisë “Në mundsh” të Kiplingut.Në jetë, në art vrasësit më të mëdhenj janë frikacakët Mjeshtëria e tyre: gjuajtja në gabime dhelpëria Ti mëso të duash vogëlush Ti mëso të ecësh me këmbët e tua Mbi të keqen mbi të mirën mendo me kokë tëndeKurrë mos pështyji në dashuri mallkim i fisit Shkolla jote antike: të dish të çelësh derën e shtëpisë në çdo kohë të dish të thuash fjalën kur duhet thënëFryma e porosisë morale, tipike prindërore për fëmijën, haset shumë shpesh, edhe në mes të të gjitha problemeve shëndetësore. Në poezinë “Me jetue”, Podrimja i thotë Lumit se kryesorja në jetë është që ai të jetojë dhe “gurin” ta hedhë më larg, çka do të thotë të bëjë më përpara se i ati në jetë. Poezitë e vëllimit “Lum Lumi” shpesh ndërtohen në formë dialogu me Lumin dhe përmbajnë pyetje retorike, që ia shtojnë emocionin vargut: SHPJEGIMI I DHEMBJES SIME Libri “Lum Lumi” ka mbi tri dekada që shkruhet edhe pse ka përjetuar disa botime. Idetë, mesazhet, figuracioni dhe elementet e tjera shprehëse më kanë nxitur t’u rikthehem disa poezive, të cilat kanë pësuar redaktim të thellë, të kenë tjetër sistemim në libër, si dhe të nxjerr në pah eliptizmin, veti cilësore në poezinë moderne. Poezia është një udhëtim drejt së panjohurës, ka thënë një i urtë. Shkrimi i saj është punë sizifi. Nuk lind kur ne duam. Latohet derisa ta vjelë maksimumin nga fjala. Për të gjallë të autorit, krijimi është qenie e “gjallë”, lëvizëse. Shkaku i një fjale, figure a strofe, autorët shpesh u kthehen teksteve. Edhe në Letrat shqipe ka shembuj. Poezia konsiderohet diçka hyjnore, ngërthen në vete edhe misterin. Vlerën nuk e përcakton sasia. Mbahen mend poetë edhe për një poezi. Ajo që nuk vdes, të vë në veprim vazhdimisht. Lumi nuk simbolizon vetëm fatin e tij tragjik. Aventurën time të bezdisshme në kërkim të sublimes nuk ia kam borxh vetëm kësaj qenieje... Nuk i kam respektuar disa trajta të gjuhës standarde. Kam dëshiruar të “shpirtëroj” fjalën dhe ta mbaj gjallë kujtimin për Lumin... Ulpianë, 15 janar 2003(Shënim i poetit në ribotimin e katërt të veprës “Lum Lumi”)Letërsi 371

