Page 374 - Demo
P. 374
S T U D I M T E K S T I Kuptoni tekstin1. A ndryshon poezia e Podrimjes nga poezia tradicionale?2. Çfarë raporti ka Podrimja me gjuhën amtare?3. Cilat janë vlerat dhe parimet universale te të cilat beson Podrimja? Në çfarë mënyre përsiatet ai rreth tyre?4. Cilat janë motivet kryesore të poezisë së angazhuar të Podrimjes?5. Si shfaqet motivi i lirisë në sistemin poetik të Podrimjes?6. Çfarë shenjon simboli i gurit në sistemin poetik të Podrimjes? 7. Diskutoni se në çfarë mënyre letrarizohet dhimbja e poetit në vëllimin “Lum Lumi”?8. Cilat janë disa nga porositë që poeti i jep Lumit dhe a përkojnë ato me parimet dhe vlerat humaniste, për të cilat ai shkruan se i ka ndjekur gjatë jetës? Ushtroni mendimin kritik9. Motivi i Kosovës, mendoni se është një motiv që haset së tepërmi në veprën e Podrimjes për shkak të kohës kur ai i shkroi poezitë e veta apo ka të bëjë me prirjen e tij personale për të pasur një angazhim kombëtar?10. Gjeni në letërsinë shqipe të paktën një rast vepre letrare, në të cilën fati i vendit e i kombit kushtëzon fatin e heroit lirik dhe të raporteve të tij dashurore?11. Argumentoni pse Lum Lumi është shndërruar në një Wpersonazh shumë të rëndësishëm në letërsinë shqipe.Tërë jetën do të na vijë era jod sëmundje vdekjegjak vrerë do të pështyjmëT’i dezinfektojmë tërë jetën plaçkat ëndrrat fjalët? Edhe këtë ditë ta kalojmë në Spital?Nëse poetët modernë përjetojnë dilemën e ekzistencës personale dhe shkruajnë për të, dilema e Podrimjes është ekzistenca dhe mbijetesa e të birit. Dhe kur e sheh që shpresat mpaken, poeti zë e vë kujën. Efekti i vajtimit përftohet përmes detajeve rrëqethëse të vuajtjes nga dhimbjet, të tjetërsimit fizik të Lumit, të atmosferës mbytëse spitalore. Me ikjen e Lumit nga jeta, Podrimjes i mbetet të jetë qëndrestar përmes vargjeve të tij, që synojnë të arrijnë sublimen e ta bëjnë të paharrueshëm kujtimin e Lumit të tij.372 Letërsi

