Page 375 - Demo
P. 375


                                    S T U D I M T E K S T I ILUSTRIM LETRARA. PodrimjaKoha është të duhemiTë kesh besim në mua kur të them: trimeTë kem besim në ty kur më thua: trimPër kokën time kryeneçe shumë kurtha ngriteBabai yt e fisi shumë pushkë zbraziNjëmijenjë të zezë kurdise të ma nxije pritëne nën një kulm banonimMe ditë më peshove nga frëngjiaNë hijen e Kullës lexoja Shekspirin me viteU fishkëlloja deleve buzë Drinit telartë SharritMa ruaj syrin dashuria imekomitët na bezdisin vrastarëDorën ma zgjat Uji i Madh gërryen BregunI huaj nuk jam as vij nga Tokë e VdekshmeNë fund të livadhit të kositur e shehyni është kali i bardhëShikomë në sy lëri sharjet fjalët gjaqetdo e sjell lulen nga palcë e guritnë Kullë llambën do e ndezdo e hedh farën në tokën e shpërpushurKur të deshta çoje dashuri pas shtatë katundevee të rënat të forta i kishekur më deshte bëja dashuri me një grua të marrëe mëhalla jetonte nga shpifjetNa iku jeta trime e nuk menduam pakëz edhe për veteKoha është të duhemiDashuriaNga teksti te kuptimi1. Në vargjet e para, heroi lirik pohon një ndjesi reciproke të domosdoshmërisë për dashuri të forta, është fjala për ndjenjën e besimit. Përse këtë ndjenjë e lidh me cilësinë e trimërisë? Si ndërthuren këto dy koncepte me dinjitetin? 2. Poezia sjell një atmosferë tipike malësore me disa nga traditat patriarkale, ku natyrshmëria e vargjeve përcjell kodin e lashtë të maleve, kodin e gjakmarrjes. Kthehuni në tekst dhe ilustroni vargjet ku shfaqet ky kod. 3. Në vargje thuhet: “Në hijen e Kullës lexoja Shekspirin me vite”, duke sjellë në përjetimin e heroit lirik një nga këngëtarët më të mëdhenj të dashurisë. Si tingëllon përqasja e Shekspirit me Drinin dhe malet e Sharrit? A është ndjesia e dashurisë sublime kudo? Ç’përmasë i jep natyra dashurisë?Letërsi 373
                                
   369   370   371   372   373   374   375   376   377   378   379