Page 376 - Demo
P. 376


                                    4. Heroi lirik flet me kode: detaje që tregojnë forcën ku do të rritet e ardhmja e kësaj ndjenje: syri, kali i bardhë, lulja, llamba, fara, toka e shpërpushur. Si e kupton lidhjen e fushës semantike të këtyre fjalëve? Ku të çon kjo bashkësi semantike? A lidhet ajo me konceptin tonë mbi familjen? Nëse po, shpjegoni detajet e përdorura. 5. Pasi ta keni lexuar fundin e mrekullueshëm, kuptoni se heroi lirik nuk e ka të thjeshtë dashurinë. Në cilat vargje shprehet kjo gjë? Cili është pengu i tij?Nga teksti te ndërtimi6. Poezia është ndërtuar si një bashkëbisedim me një njeri të dashur. Si arrin ky ndërtim të krijojë dialog, ndërsa bashkëbiseduesi është i munguar? A e ndihmon këtë kalimi nëpër veta të ndryshme?7. Në ndërtimin e vargut është përdorur figura e bartjes: vargu thyhet dhe pjesa e mbetur e togfjalëshit kalon në fillim të vargut të ri, pra sintaksa ndërpritet te një varg, për të kaluar te vargu tjetër. A e cenon ky përdorim kuptimin? Jepni mendimin tuaj se përse e ka bërë këtë ndërtim autori. 8. Poezia ka një numër të pafund figurash stilistike, por në mendje të mbeten metaforat, të cilat të kujtojnë si metaforat e eposit, ashtu edhe metaforat e poezisë moderne. Argumentoni se cilat metafora takojnë me eposin tonë dhe cilat me poezinë moderne. Mendoni se ky lloj ndërtimi metaforik ia shton edhe më shumë shprehësinë poezisë? Pse?9. Vargu i kësaj poezie nuk është as i matur e as krejt i lirë. Ai ka një ritëm të brendshëm, tek i cili rregullatori është theksi i fjalës brenda vargjeve. Gjeni fjalët që theksohen më shumë brenda secilit varg. Përputhja e theksave të tyre do t’ju tregojë kadencat ritmike. 10. Nisja dhe mbyllja e poezisë me të njëjtin pohim (Koha të duhemi), i jep poezisë një mëdyshje të lirisë së gjykimit të lexuesit: si mendoni ju, ky lloj ndërtimi është përmbyllje e fjalës poetike apo grishje për të vijuar lexuesi me ndjesitë? Nëse keni ide të tjera, diskutojini ato në klasë. Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Në vargjet: “Të kesh besim në mua kur të them: trime / Të kem besim në ty kur më thua: trim”,dallojmë dy figura njëherësh: anaforën dhe epiforën. Qëllimi i këtij përdorimi është theksimi i fjalës që përsëritet. Cilat janë kuptimet që i bashkojnë këto fjalë? Si lidhen kuptimet e fituara me kuptimin parësor të fjalëve besim dhe trim? 12. Vargu: “Dorën ma zgjat Uji i Madh gërryen Bregun”, tregon:mundimin shpirtëror që përjeton heroit lirik;dëshirën për të shkuar te deti;uji i madh antropomorfizohet dhe përdoret si figurë për të shenjuar të dashurën;në vargun: “Uji i madh gërryen bregun”, realizohet një paralelizëm figurativ nga vënia ballas e një gjendjeje të natyrës me gjendjen shpirtërore të heroit lirik.13. Heroi lirik ka një mënyrë shumë të sofistikuar për të treguar vëmendjen, si element kyç që lidh një dashuri: Me ditë më peshove nga frëngjia. Folja peshove përmbledh disa folje brenda: vështrove, mate, kureshtove, vlerësove etj. Mendoni se metafora do të kishte po të njëjtën fuqi, nëse do të përdorej vetëm një nga këto folje? Pse? 14. Në vargun: “në Kullë llambën do e ndez”, fjala kullë është shkruar me të madhe. Kjo do të thotë që ajo merr një shprehësi të dyfishtë. Cilat janë këto shprehësi? Lidhe mendimin tënd me 374 Letërsi
                                
   370   371   372   373   374   375   376   377   378   379   380