Page 377 - Demo
P. 377


                                    nocionin tradicional të kullave në malësitë ku jetojnë shqiptarët. Më pas fokusoje te koncepti i kullës si simbol i familjes. 15. Në gjuhën shqipe, nocioni i kohës është shumë i gjerë. Po kaq të larmishme janë edhe kuptimet leksikore të fjalës kohë. Konsultoni Fjalorin e gjuhës shqipe. Kuptimi emocional dhe filozofik që merr kjo fjalë në këtë lirikë, a ndeshet në Fjalor? Argumentoni shprehësinë e saj duke iu referuar vargut: Koha është të duhemi.Nga teksti te gjuha në përdorim16. Në vargun Njëmijenjë të zezë kurdise të ma nxije pritën, folja nxije fiton një kuptim shumë më të thellë kur përdoret pranë trajtës së shkurtër ma. Si lidhet imazhi i ngjyrës me imazhin që përcjell kundrinori i zhdrejtë? Po folja kurdise me cilën nuancë kuptimore e forcon këtë lidhje?17. Në poezi janë përdorur shumë toponime, të cilat tregojnë jo vetëm rrënjët e autorit, por edhe e vendosin heroin lirik në një mjedis të caktuar. Kthehuni në tekst dhe identifikojini ato. Pse mendoni se autori i ka përdorur me kaq detaje? A lidhet kjo me motivin e poezisë?18. Në strofën e pestë, heroi lirik përballet me dy ndjesi nëpërmjet dy fushave leksikore që krijojnë antitezë në përfytyrimin poetik të lexuesit: nga njëra anë janë sharjet, fjalët, gjaqet dhe, nga ana tjetër, lulen, llambën, farën. Në grupin e parë fjalët janë përdorur në shumës, ndërsa në të dytin në njëjës. Tregoni pse në këtë kontekst secili grup krijon një fushë semantike. Çfarë peshe kuptimore merr përdorimi i shumësit në grupin e parë dhe i njëjësit në grupin e dytë? 19. Diskursi i heroit lirik është i mbështetur në dy kohë: të tashmen dhe të ardhmen. Si lidhet ky tip ndërtimi i brendisë poetike me kohët e një dashurie? Po me kontekstin e atmosferës patriarkale zakonore të shqiptarëve?20. Pas këtij udhëtimi në gjuhën e tekstit, rilexoni strofën: Kur të deshta çoje dashuri pas shtatë katundeve / e të rënat të forta i kishe / kur më deshte bëja dashuri me një grua të marrë / e mëhalla jetonte nga shpifjet / Na iku jeta trime e nuk menduam pakëz edhe për vete / Koha është të duhemi. Në këtë përdorim vërejmë fjalitë kohore, të ngjashme shumë me përdorimet folklorike. A dalloni tjetër element folklorik në këto vargje? Si e thyejnë këtë vijueshmëri folklorike dy vargjet e fundit? Lidheni përgjigjen tuaj me thyerjen e mentaliteteve për hir të jetës, dashurisë. Nga teksti te reflektimi21. Kjo poezi na tregon se sa e vështirë është të dashurosh. Mendoni se pengesat më të mëdha janë jashtë dashurisë? Nëse po, cilat janë ato?22. Populli shqiptar i ka kënduar dashurisë, por në jetë nuk e ka pranuar lehtësisht atë. Reflektoni ndaj pengut të poetit. Lidheni atë me Kanunin. A mendoni se ende jetojnë këto ligje të pashkruara? Si mund ta ngushtojmë hapësirën e influencës së tyre?23. Në vargje përmendet Shekspiri. A i jep fuqi letërsia dashurisë? Si e përcjell ajo këtë forcë, nëpërmjet modeleve apo ndjesive që përcjell? Apo të të dyjave bashkë? Po arti në tërësi, a e ushqen dashurinë?24. Dashuria për të cilën flet heroi lirik, në fakt, është e lidhur me familjen, fëmijët, jetën. Argumentoni që ky lloj perceptimi është shprehje e traditave të shëndosha familjare të popullit tonë. 25. Pse është koha të duhemi? Kur është kjo kohë? A ka kohë dashuria? Letërsi 375
                                
   371   372   373   374   375   376   377   378   379   380   381