Page 378 - Demo
P. 378


                                    Gjuhë1. Lexoni tekstet e mëposhtme dhe përcaktoni si vjen mesazhi. Si: informacion, porosi morale, emocion, imazh, nxitje e imagjinatës? Jepni shpjegimin tuaj për llojin e ligjërimit të përdorur:i folur; i shkruar; libror; bisedor; i shkujdesur. a) Joni: Grupi, kam ditëlindjen të shtunën. Mos planifikoni tjetër gjë. Te vendi, me hupsi-dupsi. Genci: Po gocat i ftove?Joni: Sa ashtu që je mor burrë... bëhet dasma pa Maksutin? Genci: S’bëhet llaf.Eti: Po s’ka faj Genci që pyet, mor vlla, se ti llakallak gjithë ditën dhe i bie shkurt, as kujtohesh n’ botë.Joni: Hë mo leni kto... (Grup djemsh 17-18 vjeç)c) Kur hyra në vitin tim të 17, nisa të mendoj sa e vogël kam qenë më parë, jo vetëm në vite moshe, por në raporte arsyesh e logjikash, në lidhje me ty. Ndjej sa e verbër kam qenë përballë përpjekjeve të tua për të më bërë shoqe të ngushtë, mam. Të kërkoj falje për këto, më fal nëse të kam lënduar. Por unë tani u rrita, dhe të shoh si miken time më të mirë, një nga dashuritë e mia më të mëdha.(K. P. 19 vjeçe)b) Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas. Besove, bëre mirë, s’besove, ca më mirë. Mos u zër për degësh, po për rrënjësh.Pyet shtatë a tetë e bëj si di vetë. (Popullore)d) Djalit i doli përpara kuçedra e madhe me shtatë krerë e shtatë brirë, me sy si pishtarë të ndezur, me gojën sa një shpellë, me flatra në kurriz, si krahët e lakuriqit të natës, po shumë të mëdha. Nxirrte tym e flakë të verdhë nga goja. Kjo flakë digjte e përvëlonte barin, lulet e shkurret. Përpoqi tri herë bishtin dhe u bë tërmet i madh. (M.Kuteli, “E bija e hënës dhe e diellit”)2. Lexoni tekstin e mëposhtëm. – Ti, more mistrec, ke guxuar të vësh emrin tim në ato shkarravinat e tua, hë? More kastravec, që më bëre të më skuqet faqja sot në kafene. More karagjoz, që kemi jetuar gjithë jetën me nder dhe erdhe ti të na turpërosh dhe ku pa, në gazetë... Bëre, ç’bëre, të mos të shoh më të merresh me maskarallëqe të tilla, more vesh?(I. Kadare, “Poezia e parë”)a) Cilit lloj ligjërimi i përket:libror; bisedor; i shkujdesur. b) Folësi po flet: qetë; me emocion pozitiv; me emocion negativ. c) Cilat janë të dhënat që na tregojnë se në këtë tekst po dialogohet?__________________________________________________________________ 3. Dialogu i mëposhtëm përmban dy tipa ligjërimesh. Lexojeni me zë në klasë. – Oh, përshëndetje, zoti Blerim! Si jeni me shëndet?– Si je, Flori? Po ç’është kjo “zotëri”? Ç’është kjo e folur me “ju”? Nuk jemi në zyrë. Për më tepër, tani jemi miq. Hajt të pimë një kafe bashkë.PËRDORIMI KREATIV I GJUHËS376 Gjuhë
                                
   372   373   374   375   376   377   378   379   380   381   382