Page 379 - Demo
P. 379
– Hahaha, faleminderit, Blerim, po ja, më është mësuar goja. Po vi me shumë qejf. Me ty është gjithmonë kënaqësi të bisedosh.a) Cilat janë dy llojet e ligjërimeve? _____________ ______________b) Ku dallohen nga njëri-tjetri? ____________________________________c) Përcaktoni dy forma fjalësh që bëjnë kalimin nga një ligjërim te tjetri. _________________________________ 4. Lexoni përshkrimin e mëposhtëm. Duke shfrytëzuar këtë kontekst dhe situatë, shkruani në fletore një dialog me ligjërim bisedor. Sa për gjitarët e detit, kur kalova përballë Adriatikut, më duket sikur njoha nja dy a tre kashalotë; disa deltina të gjinisë së kokërrumbullakëve që rrojnë më tepër në Detin Mesdhe e që kanë pjesën e sipërme të kokës plot vija të bardha. Më vonë pashë një breshkë gjashtë këmbë të gjerë, të stolisur me tri hala që i shtriheshin poshtë trupit. Papritur, arrita të kundroj për disa çaste një orkide portokalli, që iu ngjit xhamit të sallës. Ajo hapej me një mori degëzash që mbaronin me një si qëndisje të mrekullueshme, më të bukurën që më kanë parë ndonjëherë sytë. (Zhyl Vern, “20 000 mijë lega nën det”)5. Lexoni përshkrimin e mëposhtëm. Duke shfrytëzuar këtë kontekst dhe situatë, shkruani në fletore një dialog. Do të jetë një dialog me ligjërim libror, bisedor apo të shkujdesur. Pse? Çka ndodhi më pas, u zhvillua me aq vërtik, sa askush s’e kuptoi si e qysh. Pak më përpara, Persi dhe Dadli qenë përkulur pranë xhamit dhe një çast më vonë kërcyen prapa duke thirrur të lebetitur. Harri u ngrit ndenjur, duke dihatur me vështirësi: xhami i përparmë i kafazit të boas qe zhdukur. Gjarpri i madh po shpërdridhte me shpejtësi dredhat e tij dhe po shkiste në dysheme, ndërsa në tërë pavijonin e gjarpërinjve, njerëzia kishte zënë të ulërinte dhe të vraponte drejt portave për të dalë jashtë. (Xhoanë Roulin, “Harri Poter”)6. Lexoni vargjet e shkëputura nga poezia “Mëngjes” e Lasgush Poradecit:Si shpirt’ i zi në kraharuarU mbyll liqeri nënë male.Nga fund’i ti, e pasqyruarPo shuhet nata me-nga-dale. a) Tregoni mbi bazën e cilit dialekt janë ndërtuar ato. ___________________ b) Renditni dukuritë gjuhësore që i përkasin dialektit në fjalë: ________________________________________________________ c) Duke e lexuar, kthejeni në gjuhën standarde ose në një tjetër dialekt. A përcjell të njëjtën ndjesi poezia? ___________________________________ Pse?_________________________________________________________ 7. Gjeni një tekst të shkruar në dialektin e zonës suaj. Renditni në fletore karakteristikat gjuhësore të tij. A do të tingëllonte më bukur në standard apo në një dialekt tjetër? Gjuhë 377

