Page 38 - Demo
P. 38
S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Me çfarë lidhet përdorimi i gjuhës në funksione stilistike?2. Çfarë është stili funksional?3. Çfarë kuptoni me termin diskurs?4. Kujt i referohet diskursi?5. Plotësoni edhe ju me nga një shembull tabelat e figurave stilistike.Ushtrohuni përmes tekstit6. Qarkoni dhe gruponi figurat stilistike në këto vargje: “Dhe vallja rrokulliset tutje, Në kohëra hedhur si hobe,Prilli përsipër i hedh lule, Dhjetori borën shkund atje” I. Kadare “Vallja shqiptare”7. Lexoni tekstin e mëposhtëm dhe gjeni figurat stilistike.“Fshati ynë? A e di: merr me mend një liqen të bukur rrethuar me male të larta, të bleruara dimër e verë, me dëllinja e me pisha. Merr me mend edhe një vargmal, siç është Mali i Thatë e prej tij një fushë që shtrihet tatëpjetë e vjen puthitet me ujërat e liqenit. Merr me mend se nga kjo fushë shkëputet një gadishull, që futet edhe më thellë në liqen. Këtu është fshati ynë dhe të gjithë miqtë që na vijnë mbeten gojëhapur.” S. Spasse8. Gjeni disa krahasime për:a) një fytyrë të qeshur; c) një mjedis bregdetar;b) një njeri të dashur; d) një luftëtar të rënë në fushën e betejës.9. Ktheni krahasimet në metafora:Qielli ishte bërë si pus. ……………………………Ajo ishte si lule pranvere………………………….Sytë e saj si diej shkëlqenin gjithë dritë……………….10. Gjeni disa fjalë të urta, ku të përdoren figura stilistike dhe diskutoni domethënien dhe përdorimin e tyre.11. Krijoni figura stilistike:a) një personazh për të personifikuar një emocion;b) një simbol për të dhënë një mesazh;c) një alegori për të shprehur një situatë;d) një hiperbolë për të shprehur një qëndrim emocional.Sfida e të shkruarit12. Zgjidhni pesë fjalë në fjalorin e gjuhës shqipe dhe krijoni me to figura stilistike. Përdorini në një tekst, duke respektuar sekuencat koherente të fjalive.36 Gjuhë

