Page 380 - Demo
P. 380


                                    LetërsiNë vëllimin e tij të parë poetik “Nimfa”, poeti shkruan për vuajtjet dashurore thuajse patologjike, pasi Nimfa, e dashura e tij, e ka tradhtuar. Në shikim të parë, poezitë nuk dallojnë tepër nga poezitë romantike të letërsisë së huaj apo të asaj shqipe. Subjekti lirik, në poezinë romantike tradicionale, vuan në vetmi, tretet nga përmallimi, pret rishfaqjen e së dashurës, që ka larg. Ndërsa subjekti lirik i vëllimit “Nimfa”, i ka të gjitha këto tipare, por ngarkesa psikologjike që përjeton për shkak të vuajtjes, përmallimit dhe dashurisë në mungesë është shumë më e madhe. Ai ngjan si një njeri që vuan nga çrregullime obsesive, që është pushtuar nga mllefi dhe ushqen njëherazi dashuri të pamat e urrejtje ndaj Nimfës: E dora Jote u ngriftë në netët plot buzë e gërshetaE u bafsh me u rritë veç n’kujtime t’zbetaE kush din dashuninë si Ti ta shndërrojë n’pikllimAi hidhët u bind se ajo është nji Teki DërvishiPROFILE SHKRIMTARËSHTeki Dërvishi është një ndër zërat e spikatur dhe shumë autentikë të letërsisë së Kosovës në vitet ‘70-’80. Ai njihet si poet, prozator e dramaturg. Vëllime poetike të Dërvishit janë: “Nimfa” (1970), “I varur me vargje për drurin e blertë” (1972), “Shtëpia e sëmurë” (1978), “Thashë” (1981).Urrejtja patologjike për Nimfën dhe pesimizmi vijnë duke u zmadhuar e ndonjëherë, përgjatë vëllimit poetik, fillon të ngjajë si mosbesim dhe urrejtje (mizogjine) për gratë: Tash rrëfehen para priftit për bukën dhe epshinGratë e çmendura nga vena dhe nga puthjet. NdoshtaAjo asht dashuni e marrun me mend. Ose s’asht fareDashuni kur ndihesh si vjedhje e dhimbësKur blihet aq lirë dhe kushton sa nji jetë  (“Frymëmarrje e detit”)Gjithë akumulimi emocional që subjekti lirik ka, paradoksalisht, ngjan se është edhe muza e poetit. Ai vetë e pranon se nuk do të shkruante dot, po të mos ishte për një vuajtje kaq të madhe. Madje sublimimi përmes të shkruarit dhe përmes poezisë, skajohet deri në ekstremitet të vetëmohimit: Derisa vehten nji ditë me vargje kam me e varë (“Udhëtari i fjetun n’zabel”). Gjithsesi, gjatë ciklit të poezive për Nimfën, duket qartë se pavarësisht mllefit e dhimbjes, gjakimit për ta harruar, subjekti lirik nuk i ikën dot ndjenjës për të:Se e di jeton për tjetrin Ti që vetëm për Ty jetojE me të dashtë Ty e veten jo a asht krejt njisojA asht njisoj me të dashtë pa duer shpirt e vnerëSe të tillë të due n’çastet e pavërtetësisë së mjerë. (“E pathanë për Nimfën, e thanun vonë”)378 Letërsi
                                
   374   375   376   377   378   379   380   381   382   383   384