Page 381 - Demo
P. 381
Subjekti lirik, në thelb të natyrës së vet, ka domosdoshmërinë për të dashuruar dhe zë të projektojë me mendje gruan e panjohur e të paprekshme, si një ideal dashurie: Dikur foli edhe deti: çka je tue pritëE unë e pritsha at’ gruen e panjohtunQë kishte harrue se edhe unë kam qenëNji ditë të vetme n’këtë jetë kam qenë edhe unëKam qenë veçse kot për së koti me fjalëTë sosuna me këndue për kohnat e humbuna. PërPritjet e gjata. Për koralet. Për algjetPër fosilet. Për baticat e mllefit oVëllimi me poezi “Shtëpia e sëmurë” (1978) Autori e nis veprën “Shtëpia e sëmurë” me një sentencë në formën e një prologu: “Këtë libër do ta shkruaj përsëri”. Me anë të saj, ai grish disa mënyra interpretimi dhe qasjeje ndaj veprës. Në një kuptim, autori duket se mendon që procesi i të shkruarit nuk ka përfunduar ende dhe ka nevojë për rishikim. Në një kuptim tjetër, ngjan se autori pranon që sa herë ta shkruajë këtë libër (lexo, për këtë temë), do të shkruajë përsëri njësoj, sepse këto janë këndvështrimet e tij për botën. Në gjithë veprën poetike, të tria fjalët kuptimplota të sentencës hyrëse: libër, shkruaj dhe përsëri, rishfaqen në formën e lajtmotivit, që ndonjëherë justifikon edhe shkrimin e papërkryer.Tash mund ta shkruaj këtë Libër / por gjumi po më merr / e shkriva prushin pa e pjekur bukën [...] dëshiroj të vdes posa ta shkruaj Librin / e vdekjes të fala i çoj: “i lirë si i vdekuri”/ vdekjen e dua, sepse të urrej Ty, Imzot / sepse jam i marrë e mendoj se pas vdekjes / sërish mund të zgjohem të këndoj / Tash nuk mund ta shkruaj Librin / por nuk më merr gjumi/ kurse prushi nuk shkrihet.(“Kurmin tim e bën të frymojë fuqia destruktive e hipnozës së Edgar Allan Poes”)i them fli e Ajo zgjohet,I them: zgjohu e Ajo fleUnë shkruaj Librin në dhomën e ngrohtë, Duke u sëmurë ngadalëKurse Ajo gatuan trupin e moshën. (Ma solli Kur’anin dhe një shportë fiqsh).Dërvishi e ka ndërtuar vëllimin poetik “Shtëpia e sëmurë” si një monolog të brendshëm me veten, një formë tipike për letërsinë moderne. Nga vëllimi i parë poetik “Nimfa” te vëllimi i tretë “Shtëpia e sëmurë”, poeti pëson një lartësim të ndjeshëm të stilit të tij poetik. Nëse te “Nimfa” mbizotërojnë tonet e errëta të lamentit dashuror dhe të vuajtjeve shpirtërore, të shoqëruara me obsesion patologjik të heroit lirik, që gjithsesi janë hasur te poezitë romantike, te vëllimi “Shtëpia e sëmurë”, poeti shpalos një potencial të rrallë ligjërimi dhe figurash, të rralla në letërsinë shqipe, e veçanërisht në atë të kohës kur u botua vepra. Në monologun e brendshëm, heroi lirik nuk përpiqet për asnjë çast të bindë dikë për vlerat e tij morale apo shoqërore. Ndonëse shpesh e zënë skrupuj moralë e ekzistencialë, ndaj të cilëve ai, si një kartezian i vërtetë, pohon se mendimi është ilaçi dhe ngushëllimi i tij: “Mua aq më bën! Më ngushëllon ilaçi im: MENDIMI! Do të strukem brenda në të, i urtë, do të eci tok me të nëpër të gjitha ato që shndërrohen e NDODHIN, kurse në të ecurit tim të përjashtëm askush s’do të mund të vërejë gjë”.Kështu, poezitë e Dërvishit, në vëllimin “Shtëpia e sëmurë”, por edhe në vëllimin “I varur me vargje për drurin e blertë”, kanë një frymë introspeksioni (vetëvëzhgim i brendshëm i përjetimeve dhe i mendimeve). Filozofia retrospektive mbështetet në metodën e Letërsi 379

