Page 382 - Demo
P. 382


                                    vetëvëzhgimit, për të arritur një çlirim të asaj që vetëdija përmban dhe vendosjen e një hierarkie të ndjesive në strukturën e përgjithshme të personalitetit. Pasi është vetëhetuar, ka ndier e pranuar mëkatet, defektet, gabimet, tradhtinë, neglizhencën e vetminë, subjekti lirik e gjen çlirimin tek akti i të shkruarit dhe te mendimi. Si poet i mendimit, edhe i vetëshpallur si i tillë, autori nuk iu nënshtrohet rregullave formale të poezisë, që do t’ia fusnin mendimin në korniza formulore. Ndryshe prej poetëve të tjerë, edhe atyre bashkëkohës të tij, Dërvishi jo vetëm zgjedh të mos i respektojë rimat e jashtme, t’i thyejë vargjet, të mos shqetësohet për rimat e brendshme, por madje zgjedh edhe të shkrijë zhanret letrare. Teksti shpesh nis me vargje dhe mandej shndërrohet në një prozë poetike, që ndonëse më pak eliptike nga pikëpamja sintaksore, prapëseprapë mbetet e vështirë të dekodohet. Në disa raste, teksti me formë prozaike shfaqet si ese letrare, siç është për shembull rasti i tekstit “Mbi nihilizmin në letërsinë bashkëkohore shqiptare”.I gjithë korpusi poetik i Teki Dërvishit, ashtu siç ndodh tipikisht me poezinë moderne, thërret për interpretim lexuesit shumë të kualifikuar, që munden të përkapin sa më shumë nivele ndërtekstore, shtresëzime kuptimore, simbole dhe alegori. Mbishtresimi kuptimor realizohet falë një rrjeti referencash kulturore, historike ose simbolike, që rimerren vazhdimisht nëpër poezi: Nimfa (simbol i bukurisë dhe i feminilitetit), shkrimtari Edgar Allan Poe, Zarathustra(profeti niçean), Ulan Bator (kryeqyteti mongol), El Shatti (kamp refugjatësh në shkretëtirën e Sinait, Egjipt), Krishti, Golgota - kodra ku u kryqëzua Jezu Krishti, beduinët (popullsi shtegtare arabe, që ka banuar në shkretëtirë), referenca kuranore në formën e formulimeve tekstore të ngjashme si në librin e shenjtë: me emrin e të dashurit në gojë, i të Madhit... (“Somnambull”); dhe konceptet si agjërimi, xhehenemi, fiku (frutë e rëndësishme në Kuran, për të cilin Zoti betohet “Pasha fikun dhe Ullirin” (Kuran 95:1), Halveti (grupim i besimtarëve bektashi që praktikojnë vetminë si formë pastrimi shpirtëror) etj., etj. Ajo i ka duart e ftohtaUnë frikohem në këtë dhomëNdaj të shkrova... ndaj do të të shkruaj Derisa të m’i mbushin veshët me rërë.  (“Në oborrin e shtëpisë, trekëndëshi për varje”)Me një stil dhe tematika tepër të ngjashme me “Shtëpinë e sëmurë”, Dërvishi shkruan edhe veprën e tij të tretë poetike “Thuamë”. Këtë vepër, Dërvishi e strukturon në formë kapitujsh autobiografikë. Në të, ai vijon theksimin e formave të fragmentuara, vargjeve të thyera, që shpesh bëjnë bashkë një kolazh alegorik referencash. Në këtë vëllim, shumë poezi sfidojnë perceptimin artistik të lexuesit, sepse e përballin atë në mënyrë thuajse të egër me estetizimin e shëmtisë. Dërvishi e refuzon estetikën formale e tradicionale, duke i dhënë prioritet zbulimit të formave të reja të shprehësisë dhe figurës. Trashëgimia, rrënja katrore e fisit, pergamenet e djegura, mermeri i shkrirë në gëlqere, tapitë me shkronja arabe, mungesa e mjeteve shprehëse retoriko-agro-artistike, mungesa e aparatit fotografik – fotoaparatit, kontrapunktet poetike... të gjitha këto hedhin një tis mjegulle në të kaluarën e poetit, artist, ndaj e gjymtojnë biografinë e tij. Teza rilindase pellazge dhe ajo çabejane-ilire, fundi i misterit etrusk i zotit Zaharije Majanit.... a e ndihmojnë të kompletohet biografia e poetit, artistit? (“Autobiografia 1”)380 Letërsi
                                
   376   377   378   379   380   381   382   383   384   385   386