Page 383 - Demo
P. 383
Verifikoni njohuritë1. Ku ngjason dhe ku ndryshon subjekti lirik i përmbledhjes me poezi “Nimfa” nga subjekti lirik i poezive romantike tradicionale?2. Nga buron vuajtja që ndjen subjekti lirik në veprën “Nimfa”? 3. Çfarë kuptimi ka fjalia çelës: “këtë libër do ta shkruaj përsëri” e vëllimit poetik “Shtëpia e sëmurë”?4. Çfarë ka të veçantë stili poetik i T. Dërvishit? A e respekton ai ndarjen në zhanre letrare?5. Çfarë kërkon lexuesi te vepra e T. Dërvishit? Çfarë na tregon kjo për stilin e poetit?6. Përmendni disa nga referencat religjioze që hasen në veprën poetike të T. Dërvishit dhe tregoni funksionin e tyre.7. Diskutoni për disa figura kafshësh që poeti i evokon në poezitë e veta në mënyrë alegorike. A mendoni se vlen të interpretohet ky evokim në funksion të prirjes së vazhdueshme të poetit për të përzier zhanret e llojet letrare?8. Si e ka strukturuar Dërvishi veprën “Thuamë” dhe çfarë synon një strukturë e tillë?Ushtroni mendimin kritik9. Interpretoni pasazhet nga vepra poetike e T. Dërvishit dhe diskutoni për mënyrën e shndërrimit që pëson zhanri poetik.10. Çfarë qëndrimi ka poeti ndaj konvencionit letrar dhe çfarë e bën universale veprën e tij?S T U D I M T E K S T I Poeti mëton të paraqesë autobiografinë e vet përmes vargjesh, që nuk është paraqitje reflektive kronologjike, por reflektim mbi motive jetësore, mes të cilave, në mënyrë të pashmangshme, edhe reflektimi për shkrimtarinë, krijimtarinë e tij, ndikimet e kontekstit letrar dhe të traditës së letërsisë së cilës i përket ai vetë:Poezia shëmbëllen me barojën: e shkul prej oborri, ai të del në themelin e shtëpisë: e shkul prej themelit të shtëpisë, ai të mugullon mbi tjegulla; e shkul prej tjegullave, ai të mbin në zemër... ec e shkulja zemrën poetit, e shploja si petale – të shohësh ç’fsheh gjuha e hidhur e fjalës së ëmbël! [...] Kalldrëmi i Gjakovës ka parë gjithfarë kapadainjsh, po ku janë se? Ule kokën e grithu për tokën e punës, se koka e lehtë fluturon lart. Prej nga na dole ti? Adem Dërvishi ishte bujk. Shaib Dërvishi punëtor krahu... e ti, hop, menjëherë shkrimtar. Në mënyrë alegorike, Dërvishi rimerr figurat e kafshëve: palaço, gomari, kali, zebra, dhe, me anë të ironisë, përshkruan ndryshimet që atij vetë i kanë ndodhur që nga koha kur ishte i ri (palaço - zog i trembur) krahasuar me tani, që shprehet se: “jam konformist, jam demagog. Por nuk jam destruktiv as dekadent. Andaj eci me petka dhe mendime të hekurosura / këndej / Këto ishin shënime, skica të zbeta biografie. [...] Një sqarim: gjatë viteve gjashtëdhjetë, në letrat shqipe, ishte bërë ligj që poetët që përpiqeshin t’i thyenin konvencat t’i quanin destruktivë. Tash kaloi kjo modë, prandaj s’jam i marrë t’i lëshoj flokët e gjatë. Le të më dalë koka si patate. (“Autobiografia 3”). Në fakt, ky pasazh ka ironi paradoksale, se teksa thotë që është konformist e nuk është destruktiv, sepse nuk i thyen konvencionet, sapo i ka thyer ato, më së pari në rrafsh të formës poetike, të cilën e ka zhvendosur nga vargjet në rreshta.Duke ndjekur të gjitha këto procedime artistike thyerjesh të mëdha, si në rrafsh të formës, ashtu edhe në rrafsh të përmbajtjes letrare, Teki Dërvishi ka lënë gjurmën e tij të pashlyer në poezinë moderne shqipe dhe ka fituar në mënyrë të pashmangshme edhe një lexues universal, përtej kontekstit të tij të atypëratyshëm kohor, artistik e social. Letërsi 381

