Page 385 - Demo
P. 385


                                    S T U D I M T E K S T I Nga teksti te kuptimi1. Në poezinë e mësipërme, gjeni vargjet që tregojnë se heroi lirik nuk është në gjendje të mirë psikologjike.2. Çfarë i premton subjekti lirik të dashurës së tij? 3. Ku thotë se e ka gjetur ai atë?4. Çfarë e pengon subjektin lirik të ikë nga e dashura e vet?5. Pas sa kohësh shprehet se do të ndahet subjekti lirik prej saj?Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Çfarë forme ka struktura e kësaj poezie?7. Gjeni rastet kur kalohet nga vargjet e thyera poetike te rreshtat me një sintaksë më të rregullt. A ndikon kjo te mënyra e leximit dhe te ndjesia e përballjes me tekstin poetik? 8. Interpretoni mënyrën se si shkrimtari i përdor shkronjat e mëdha dhe shenjat e pikësimit në poezi. 9. Në poezi, gjeni detajet me anë të së cilave portretizohet e dashura.10. Shpjegoni antitezën e ndërtuar nëpërmjet fjalëve zambak të bardhë dhe hithra.Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Gjeni të gjitha fjalët që iu përkasin fushave leksikore të florës dhe faunës. Çfarë simbolizon secila prej tyre? 12. Interpretoni vargun: Atë do ta zërë shiu në rrugë. A është shiu këtu simbol i pjellorisë e bollëkut apo metonimi e furtunës? 13. Shihni me kujdes fjalët dhe shprehjet që përdoren për gjendjen e gjumit dhe të pagjumësisë. Çfarë sugjerojnë ato për vazhdimësinë dhe ndërprerjen e jetës? (Kujtoni se gjumi është gjendja e ëndërrimit, ndërsa subjekti lirik nuk ka më as dëshirë të ëndërrojë.)14. Interpretoni metaforën: në faqe ka trëndafila që i thellohen kur buzëqesh.15. Vargu: “Duke pritur ta puth, Ajo do të vdesë”, sugjeron se:subjekti lirik nuk e do shumë të dashurën e tij;e dashura e do jashtëzakonisht shumë subjektin lirik dhe nuk jeton dot pa të; poeti është i zemëruar me të dashurën;tjetër_____________________________________________________________Nga teksti te përdorimi16. Gjeni rastet e disa antitezave dhe shpjegoni me to kundërvëniet mes subjektit lirik dhe të dashurës së tij. 17. Në poezinë e mësipërme, për të dashurën përdoret cilësimi “fëmijë”. Ky krahasim bëhet: për të justifikuar mendjelehtësinë e së dashurës së heroit;për të treguar që e dashura e heroit lirik është shumë më e re në moshë se ai vetë; Letërsi 383
                                
   379   380   381   382   383   384   385   386   387   388   389