Page 386 - Demo
P. 386
për të treguar që e dashura është e papjekur emocionalisht;për të treguar mënyrën mbrojtëse, thuajse atërore, të dashurisë që subjektit lirik ka për të dashurën e tij;tjetër_________________________________________________18. Përse mendoni se përdoren emërtesat referenciale “El Shat” dhe “Zarathustra” në poezi? Interpretojeni këtë përdorim. 19. Gjeni vargjet ku tregohet se subjekti poetik nuk ka asnjë njeri tjetër në këtë botë veç së dashurës së tij.20. Vargu: “Do të më hanë krimbat diku në shteg rruge”, përdoret:për të estetizuar të keqen dhe të shëmtuarën si dukuri të pashmangshme të jetës; për të treguar fatin që e pret subjektin lirik pas vdekjes; për të evokuar konceptimin religjioz të bjerrjes së trupit pas vdekjes, duke u shndërruar në ushqim për krimbat; tjetër_________________________________________________Nga teksti te reflektimi21. Në poezi, poeti e përmend shpesh fjalën “rrugë”. Gjeni rastet kur rruga në poezi simbolikisht shpreh:rrugëtimin jetësor;vendin e pasigurt, ku të kanosen rreziqe; impulsin njerëzor për të vijuar lëvizjen (si formë ekzistence), pavarësisht rrethanave.22. Si mendoni, nga buron sjellja posesive e subjektit lirik ndaj të dashurës së tij? A vjen ajo nga një posesivitet obsesiv apo si pasojë e rrezikut që i kanoset subjektit lirik nga sëmundja dhe vdekja?23. Interpretoni titullin e poezisë “NUK VLEJ SA TË MË VRITNI FRIKOHEM NATËN”. Kujt i drejtohet poeti me këto fjalë dhe nga buron frika e tij?24. Krahasoni këtë poezi të T. Dërvishit me një tjetër poezi dashurie të shkruar sipas frymës së lirikës tradicionale, për shembull të Naim Frashërit. Si ndryshon konceptimi dhe si shfaqet ndjenja e dashurisë nga lirika tradicionale në lirikën moderne?25. Në veprën “Kështu foli Zarathustra” të filozofit F. Niçe, në një pasazh, pasi gjarpri e pickon në qafë Zarathustrën dhe i thotë se helmi i tij është vdekjeprurës, ai i përgjigjet: “Kur vallë një dragua ngordhi nga helmi i një reptili? Merre pra helmin tënd, ti nuk je aq i pasur sa të ma dhurosh”. Përse poeti evokon figurën e gjarprit të Zarathustrës në poezi? Interpretoni sërish vargjet në fjalë dhe qëndrimin që ka ai ndaj së keqes.Nga teksti te të shkruarit26. Komentoni çfarë e bën poezinë e mësipërme të T. Dërvishit të cilësohet si poezi moderne. Përqendrojeni analizën tuaj si te rrafshi i formës, edhe te rrafshi i përmbajtjes. 384 Letërsi

