Page 387 - Demo
P. 387
ILUSTRIM LETRARS. HamitiLetërsi Sabri HamitiSabri Hamiti është studiues i letërsisë dhe kritik letrar, por edhe poet, dramaturg e romancier. Është autor i më shumë se 40 veprave studimore, letrare. Disa nga veprat poetike të Hamitit janë: “Njeriu vdes i ri” (1972), “Faqe e fund” (1973), “Thikë harrimi” (1975), “Trungu ilir” (1979), “Leja e njohtimit” (1985), “Kaosmos” (1990), “ABC, Abetare për fëmijë të rritur” (1994), “Melankolia” (1999), “Sympathia” (2004), “Lulet e egra” (2006), “Litota” (2007), “Kukuta e Sokratit” (2018).Në letërsinë e vet dhe në shkrimet për letërsinë, Sabri Hamiti dëshmon fuqinë shprehëse, njohjen e thellë të shqipes dhe erudicionin e tij të madh dhe mjeshtërinë formale. Sabri Hamiti ia del ta kondensojë realitetin në një poezi, në një strofë, në një frazë e madje në një fjalë të vetme. Si lëndë të parë të poezisë së vet ka botën shqiptare dhe traditën shkrimore shqipe, por me mjeshtëri arrin ta kapërcejë traditën dhe t’i japë vargut dhe mendimit të vet frymë moderne. Sipas studiuesve, Sabri Hamiti nuk i nënshtrohet një teorie ose metode studimi fikse, ndonëse i ka studiuar ato rrënjësisht dhe i njeh mjaft mirë. Nëse ka një metodë a një stil të caktuar që ai ndjek, bëhet fjalë për metodën dhe stilin e tij kryekëput individual. Hamiti ka një ndjeshmëri të skajshme ndaj gjuhës amtare, për të cilën do të shprehej: “Shkruaj shqip dhe vetëm shqipja është gjuha ime e letërsisë, gjuha ime amtare. Po gjuha ime e lirikës është gjuha e Nanës dhe gjuha ime. Kam parasysh fjalën, zërin, gjuhën e gjallë, theksimin. Këto janë elemente identitare që trashëgohen dhe kurrë nuk mund të mësohen. Kjo do të thotë që lirika nuk qenka fantazi, por më përpara dëshmi për jetën, duke e përkthyer mendimin e ndjenjën në figurë të gjuhës”. Diku tjetër, duke shpjeguar lidhjen e tij me shqipen dhe me domosdoshmërinë që ka ai vetë për t’u marrë me letërsi. Hamiti thotë: “E kam provuar dashurinë paskajore me shqipen, për ta shpëtuar vetveten, për të mos dalë nga vetvetja, duke e kërkuar Shqipërinë e përhershme dhe duke jetuar në Shqipërinë e përkohshme. Letërsia për mua është shpëtim më shumë se mbrojtje, më shumë se njohje, faktikisht ekzistencë”.Kam me të dashtë përjetë edhe mbas vdekjesSepse unë nuk due të vdes por kam me vdekëTi nuk je gjuha ime as e Nanës as e Babës timTi je frymë zemra ime ti je shpirti imMe shkue me shkue krejt njisoj asht me shkueNë Prizren me shkue a me shkue në ShkodërMe shkue në Durrës a në Tiranë me shkueNë Vlorë me shkue a me shkue në KorçëMe shkue në Elbasan a në Shkup me shkueMe shkue do me thanë me vdekë pak nga pakE me mbetë çka do të thotë me mbetë përjetëPaskajore(Dashunia paskajore me shqipen)Letërsi 385

