Page 388 - Demo
P. 388
Nga teksti te kuptimi1. Si mendoni, përse autori zgjedh t’i vërë edhe një nëntitull poezisë së tij “Paskajore”?2. Përse përmenden qytetet shqiptare në poezi? Pse poeti mendon se është njësoj si të shkosh te njëri dhe te tjetri qytet?3. Lidhja që poeti shprehet se ka me gjuhën është thjesht lidhje trashëgimie familjare apo diçka më shumë? Ilustroni përgjigjen tuaj me vargje nga poezia.4. Çfarë është e domosdoshme në jetë sipas poetit?5. Si lidhet kuptimi i kësaj poezie me qëndrimin e Sabri Hamitit për standardin dhe gegërishten?Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Gjeni të gjitha foljet në formën paskajore në poezi. Ka më shumë folje që shprehin veprim apo gjendje?7. Gjeni në poezi vargjet që shprehin kontrast mes imazheve. 8. Poezia në pjesën më të madhe nuk përmban lidhëza dhe një figurë e sintaksës poetike është asindeti. Çfarë efekti mendoni se krijon diçka e tillë në ritmin poetik?9. Gjeni vargjet ku poeti paralelizon pashmangshmërinë e dashurisë për gjuhën me pashmangshmërinë e vdekjes. 10. Diskutoni për sintaksën poetike dhe ndërtimin e vargjeve të kësaj poezie.S T U D I M T E K S T I Ti nuk njeh asnji kohë ti nuk njeh asnji vetëTë gjitha i ke me vete të gjitha i mban në gjiPaanësi je pafundësi ti je përjetësiKur nisem a kur mbetem mos thuej prit a ikMe shkue a me mbetë asht nji infinitMe pasë gjithë kohën me pasë gjithë hapësinëMe e rrokë Kosmosin si me e puthë shtëpinëKur të ndajnë në kohë të copëtojnë në vetaZemra mue më grihet gjaku pik ndër fletaKam me të dashtë ty si e due VetëvetenSe në thellësinë tande e gjej të vërtetënE di se me mendue asht nevojë njerëzorePo me dashunue asht domosdo jetësoreSe jeta e njeriu i donë të gjitha a hiçKam pa një copë që tue vajtue vdiqMe u ngutë si lumi e me u derdhë në detÇka me i thanë Babës a Nanës së shkretëMe dashtë a me shkue me mbetë a me vdekëKam me të dashtë përjetë edhe mbas vdekjesSepse unë nuk due të vdes por kam me vdekë.Korça386 Letërsi

