Page 389 - Demo
P. 389
Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Vargjet “Me pasë gjithë kohën me pasë gjithë hapësinë / Me e rrokë Kosmosin si me e puthë shtëpinë”: mund të interpretohen si dëshira të parealizuara të poetit;tregojnë se falë gjuhës mund të përkapësh kuptimin e botës dhe të jetës;tregojnë se gjuha të mundëson lidhjen me gjithë universin;tjetër._______________________________________________________________12. Gjeni fjalë që shprehin dimensione kohore dhe fizike të pakufizuara. Interpretoni përdorimin e tyre në këtë poezi.13. Gjeni në poezi fjalë të leksikut dashuror, që zakonisht të dashuruarit i përdorin për të shprehur dashurinë e tyre.14. Çfarë na bën të kuptojmë për raportin mes poetit dhe gjuhës përdorimi i fjalëve të leksikut dashuror? 15. Gjeni fjalë dhe shprehje që shënjojnë botën shpirtërore dhe kulturore shqiptare.Nga teksti te përdorimi16. Gjeni një pyetjeje retorike në poezi dhe thoni nëse përdorimi i saj i jep poezisë efekt më të fuqishëm, më emocional apo më ankestar?17. Gjeni në tekstin e poezisë, fjalë dhe forma që janë tipike për variantin gjuhësor geg dhe argumentoni a mund të zëvendësohen me forma të gjuhës standarde. 18. Nëse po, a do të mpakej efekti ritmik dhe kuptimor i vargjeve?19. Në poezi, vargjet “Me shkue do me thanë me vdekë pak nga pak / E me mbetë çka do të thotë me mbetë përjetë dhe Me dashtë a me shkue me mbetë a me vdekë”, përdoren për të shprehur:dilemën jetësore të poetit për kuptimin e jetës;përsiatjen e poetit në përpjekje për të kuptuar a ka kuptim përjetësia; pashmangshmërinë e vdekjes; motive të tjera. ______________________________________________________20. Gjeni raste të inversionit dhe thoni si përdoret ai në funksion të rimave të brendshme dhe të jashtme poetike. Nga teksti te reflektimi 21. Filozofi gjerman Martin Haidegger shprehet se “Gjuha është shtëpia e qenies”. Gjeni ku shfaqet kjo ide në vargjet e poezisë së Sabri Hamitit.22. Gjeni dhe komentoni vargjet që sugjerojnë se gjuha është në funksion të aktit të krijimit dhe esencë e letërsisë, e artit.23. Kujtoni dilemën shekspiriane “të jesh a të mos jesh” dhe gjeni e komentoni vargje të poezisë që flasin për të njëjtën dilemë.24. Çfarë është gjuha amtare për ju? Dëgjoni dhe reflektoni rreth qëndrimeve të njëri-tjetrit.25. Diskutoni rreth qëndrimeve kryesore që mbahen sot në lidhje me gjuhën standarde.Nga teksti te të shkruarit26. Komentoni me shkrim poezinë “Paskajore” të Sabri Hamitit.Letërsi 387

