Page 39 - Demo
P. 39


                                    GjuhëNgjyrimi shprehës është vetia që kanë copëzat e ligjërimit për të tërhequr vëmendjen. Për natyrën krijuese të gjuhës, pikërisht ky ngjyrim merr vlerë parësore, pasi ngjyrimet subjektive shoqërohen me ndryshime përkatëse të ligjërimit. Origjinaliteti mund të shfaqet edhe si krijim në gjuhë dhe e reja mund të ketë ngarkesë shprehëse, e cila thekson karakterin krijues të gjuhës dhe formëson stilin e autorit. Gjatë leximit, përballemi me pikëpamje të ndryshme dhe, në këtë proces, lexuesi shndërrohet në \në mënyrë më të përmirësuar atë që lexohet është element kritik i gjuhës. Gjuha, ky mjet kryesor komunikimi, është objekt i studimit të stilistikës gjuhësore (në të cilën studiohen veçantitë stilistike të çdo lloj teksti), kurse organizimi i veçantë gjuhësor (si përdorim individual) në veprën letrare është objekt i studimit të stilistikës letrare. Autorë të ndryshëm realizojnë figura të ndryshme letrare në tekstet e tyre. Ata krijojnë edhe individualitetin e tyre letrar, apo stilin. Forca shprehëse e figurave stilistike del jo si zbukurim i jashtëm, por si vendosje e marrëdhënieve të reja ndërmjet mjeteve gjuhësore, duke nisur nga tingujt e veçantë e deri te ndërtimet sintaksore e përftimi i kuptimit në tërësinë e tekstit. Figurat stilistike përdoren nga shkrimtarët për të arritur efektin shprehës, për të dhënë atmosferën historike, koloritin e mjedisit dhe për karakterizimin e gjuhës së personazheve. Stili është i perceptueshëm dhe nisur nga një këndvështrim i ndryshëm nga gramatika, na lejon që të zbulohen të tjera marrëdhënie në tekst. Njësia fillestare në nivelin stilistik është stilema, e cila i përket përdorimit të gjuhës (p.sh.: kopshti qeshet). Stilemat janë njësi të përbëra, që përcaktohen në marrëdhënie brenda një teksti. Ato kanë afërsi, ngjashmëri ose kontrast me diçka tjetër. Stilemat nuk janë asnjanëse, por kanë ngarkesë ose ngjyrim, janë vepruese nga ana stilistike, kanë informacion plotësues përveç atij themelor, duke lejuar të nënkuptohen edhe lidhje jashtëgjuhësore. Mjaft shprehje idiomatike e togje të qëndrueshme lindin si stilema në një tekst dhe më pas kalojnë në përdorim të përgjithshëm, p.sh.: perdja e hekurt është përdorur për herë të parë në një fjalim të U. Çërçillit, më 1946 e më pas hyri në përdorimin e përgjithshëm.Më poshtë, po paraqesim figurat e sintaksës poetike, të intonacionit poetik dhe të fjalorit poetik (leksikut).Koncepti i stilit, stilistika AristoteliGjuhë 37
                                
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43