Page 390 - Demo
P. 390
LetërsiNë letrat shqipe debutoi në vitin 1971, me vëllimin e tregimeve “Shëtitje nëpër mjegull”. Po atë vit, botoi dhe librin me poezi, “Opuset e maestros”. Pasuan dhjetë libra me poezi, pesë me tregime dhe katër romane “Dyert e heshtjes”, “Alpinisti”, “Lakorja e Ik’sit”, “Varrë”.Eqrem BashaLindi më 15 nëntor 1948, në Dibër. Në vitet 1967-1971, studioi gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Gjatë studimeve, botoi tregime dhe vjersha. Shkroi tregime, romane, vjersha, ese, skenarë për film e televizion, pjesë skenike dhe kritikë për artin figurativ. Përktheu nga frëngjishtja, italishtja dhe nga gjuhët sllave.Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë të botës. Disa nga veprat e tij poetike janë: “Opuset e maestros” (1971), “Stacionet e fisnikëve” (1972), Polip-ptikon (1974), “Yjedet” (1977), “Udha qumështore” (1986), “Brymë në zemër” (1989), “Doktrina e të menduarit vetëm” (2006).Ndryshe prej karakterit personal dhe shumë emotiv, që priren të kenë poezitë, përfshirë edhe ato të poetëve që kemi shqyrtuar deri më tani, poezia e Eqrem Bashës është konsideruar një poezi objektive dhe kjo për faktin se në të nuk hasen ngarkesat dhe shfryrjet e tejnxehta emocionale të subjektit lirik. Perceptimi poetik, edhe kur është personal, lidhet me një çështje etike. Tekstet poetike krijojnë një rrjetë të kuptimësisë etike, që përbëhet nga ndërthurja e etikës personale të poetit me parimet etike universale.ai që do/di edhe të urrejëai që urren/do më shumë se të tjerëtnjëlloj na duam/ndryshe urrejmëurrejmë me shpirt/mjegullën që s’digjetduam me zemër/këngën që shkrihet (“Nëntë tempull përgjunjëzohem”)E veçanta e poezisë së E. Bashës është ritmika. Poezitë e tij, të shkruara në strofa të gjatësive e formave të larmishme, kanë një muzikalitet e ritëm të spikatur. Poeti iu kushton shumë rëndësi rimave të brendshme të poezive. Muzikaliteti i vargjeve realizohet me anë të një sërë mjeteve gjuhësore e figurative si: përsëritja e frazave dhe e fjalëve, përdorimi i kundërvënieve ose paralelizmave, enumeracionet, anaforat, konsonancat etj.ata që shkuansi ne kënduandhe s’patënsa deshtëndhe deshtënsa s’patënpo patënsa s’mundënata që shkuanme dhembje u mbuluanse kërkuan pre atyre që kishinmësuan prej atyre që di’shin (“Dhe përsëri – polip”)388 Letërsi

