Page 391 - Demo
P. 391


                                    Poeti ka prirjen që të poetizojë në veprat e tij detin dhe botën ujore, duke hequr kështu paralele midis fluiditetit të botës detare dhe botës njerëzore. Në fjalorin e tij poetik haset shpesh deti dhe shumë pjesë përbërëse të botës detare: pulëbardhat, polipet, peshqit, sardelet, kripa, bregu i detit, algat, sedimentet, fosile koralesh, peshkaqenët, stërkalat etj. etj. që atëherë në ëndërr e kishte parë vetenduke humbur në syrin e një peshkunë fjalën e një sardelengurtësinë e një koralidhe bota kishte mbeturbotë e një ëndrre në fundin e detitNë poezinë “Stacionet e fisnikëve”, që është dhe pjesë e vëllimit poetik me të njëjtin titull, poeti u këndon pulëbardhave dhe shprehet se do t’i ndjekë në lartësitë ku fluturojnë, në rrugëtimet e vështira, do t’i ndjekë e t’i ngjajë në bardhësi e në fisnikëri derisa kupton që, në fakt, pulëbardhat gjenden në shpirtin e tij: unë i gjurmoj shtigjeve/e nuk i shoh//ata fshihen në mua. Nga ana tjetër, pulëbardhat janë simboli i bardhësisë e dëlirësisë, një ideal etik që poeti kërkon ta ndjekë, ta gjejë te rrethina e tij, te të afërmit e tij dhe brenda vetes.ç’qëllim kenifisnikët e mipulëbardha krahëkëputuraa s’ma çelni zemrëndhe udhën ma rrëfenitë eci me ju krafshasmos të ngel pasNë poezinë e E. Bashës vihet re shpesh një ton ironizues ndaj asaj që poezitë shpesh e ngrenë lart me tone himnizuese: si ndjenja e dashurisë, gjenialiteti i poetëve, pushteti. Diçka të tillë e vërejmë te cikli poetik me tri balada (pjesë e vëllimit “Yjedet”). Në poezinë “Baladë për poetin e kafenesë së lagjes sonë”: flitna thuana pse e dogje librin tënd në fund dhe nuk i tregove botës se ti ishe i mençurmë i mençuri nga të gjithë ç’njihnim ne në kët qytete ç’do të kishte në qytete të tjerati dije aq fjalë të mëdha dhe pije aq shumë raki.Balada tjetër me titullin “Baladë dashurie” ironizon poetin e dashuruar dhe njëherazi kotësinë e falsitetin e lidhjes dashurore. Gjithë balada ka tonalitete thuajse parodizuese dhe i ngjan një fjalëshpejte nga ato që kumtohen në formë loje. Vetë emërtesa “baladë” është po ashtu parodizuese, sepse teksti poetik në fjalë nuk ka asnjë lidhje me baladat e dashurisë.Roberto roberto dashnor i vërtetëVeç suzit syshkruar s’shikoi vashë tjetër jetoi me kujtimin e suzit syshkruar [...]zgjohej me kujtimin e suzit syshkruarToni HamelLetërsi 389
                                
   385   386   387   388   389   390   391   392   393   394   395