Page 392 - Demo
P. 392
Kuptimi i tekstit1. Përse studiuesit e kanë cilësuar poezinë e Bashës si poezi objektive?2. Çfarë mund të thoni për ritmikën e poezisë së E. Bashës?3. Çfarë rëndësie ka deti në sistemin poetik të Bashës?4. Cilat janë disa njësi të fjalorit poetik të Bashës që lidhen me botën detare?5. Si shfaqet ironia në poezinë e E. Bashës?6. Çfarë qasjeje ka poeti ndaj dashurisë dhe pritshmërive rreth saj? Ushtroni mendimin kritik7. Argumentoni përse disa nga tekstet poetike të E. Bashës ngjajnë me fjalëshpejtat. Çfarë efekti dikton përsëritja e tingujve dhe e fjalëve të caktuara te kuptimi i përgjithshëm i poezisë?S T U D I M T E K S T I jetonte dhe vdiq me kujtimin e suzitsuzit syshkruartruphedhurbelhollëe cila sot me kujtimin e robertorobertosderdh lot në shtratin e rafael rafaelitdashnori i vërtetë roberto roberto. I njëjti ton ironizues gjendet edhe te poezia “Baladë e zezë e një dite të bardhë”, e cila po ashtu i ngjan një fjalëshpejte. pastaj shefi i bandës xzyjabcd me kapelë të zezëme iks nënshefa dhe iks herë delta luftëtarëe formoi një ditë në një banket solemnshtetin e zi me rrugë të zeza e qytete të zime ushtri e polici të zezë aparat të ziministra e parlament në zi në një ditë të bardhëIronia e njeriut që ka parë e di jo pak, shpesh kthehet edhe në autoironi. E tillë është poezia me titull “Dubël surrogati”, ku poeti shkruan:e ndjek veten/i qeshem pas shpinekur ma kthen kokën/bëhem s’e kam parëkur ma bën me sy/shtyhem s’e kuptojkur më sheh të vrenjtur/shtrihem kokërr shpinedhe shqyhem së qeshuriVetëdija e lartë shpesh bëhet vrasje ndërgjegjeje dhe poeti, me anë të këtyre vargjeve, i jep zë tensionit midis ndërgjegjes dhe sjelljes së tij injoruese ndaj saj. Një konflikt e tension të tillë e përjetojnë të gjithë njerëzit, së paku një herë në jetën e tyre, ndërsa Eqrem Basha e poetizon duke e ironizuar. 390 Letërsi

