Page 394 - Demo
P. 394


                                    Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Në poezinë “Paralele”, gjeni të gjitha fjalët antonimike. Cila figurë letrare e kuptimit krijohet nga kontrasti që paraqesin këto folje?7. Në poezinë “Paralele”, gjeni me anë të cilës figurë përforcohet dukuria e mostakimit midis subjektit lirik dhe të dashurës së tij. 8. Në poezinë “Andante”, gjeni një pyetje retorike dhe interpretoni funksionin e saj.9. Në poezinë “Andante”, shihni pikat në fillim të poezisë që ngjajnë me një retiçencë të zgjatur. Si mund ta interpretoni këtë shenjë grafike në raport me gjendjen e pezullisë për të cilën shkruan poeti më tej në vargje? Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës10. Në poezinë “Paralele”, gjeni të gjitha foljet antonimike. Përqendrohuni sidomos te vargu: “osebardhësia të më mbulojë edhe mua të tërin”.11. Në poezinë “Paralele”, vargjet: “zgjohu i dashur/je kthyer vonë” tregojnë:fjalët që e dashura i thotë heroit lirik;fjalët që heroi lirik ia thotë së dashurës së tij;fjalët që poeti ua thotë lexuesve të tij. 12. Çfarë evokon përsëritja tri herë e frazës “marr hov e ndalem”?13. Gjeni ato folje në poezi që tregojnë dialogun e brendshëm të poetit me veten dhe dialogun e jashtëm të poetit me të tjerët.14. Interpretoni frazat “Dita e thatë” dhe “muzgu i rëndë”. Ato evokojnë shterpësi përjetimi, shterpësi krijimi, shterpësi frymëzimi apo diçka tjetër?392 Letërsi
                                
   388   389   390   391   392   393   394   395   396   397   398