Page 395 - Demo
P. 395
Nga teksti te përdorimi15. Në poezinë “Paralele”, analizoni anaforat dhe efektin e tyre në tekst. 16. Në poezinë “Endje”, vargjet “ku dole/nga sterra e ëndrrës”, fjala “sterrë” përdoret si emër. Thoni çfarë kuptimi ka si i tillë dhe interpretoni nëse lidhet me errësirën e natës kur shihen ëndrrat apo me ëndrrat e këqija si makthe.17. Analizoni elementet e metrikës së poezive: rimën, ritmin, muzikalitetin, llojin e vargut.18. Çfarë efekti krijon në këtë cikël poetik rimarrja e fjalëve nga njëri varg te tjetri?19. Interpretoni titujt e poezive përbërëse dhe si lidhen ato me titullin e ciklit “Marr hov e ndalem”.Nga teksti te reflektimi20. Pasi të keni lexuar poezitë e ciklit “Marr hov e ndalem” diskutoni në grup nëse paaftësia për të bërë përpara është gjendje e natyrshme e rrugëtimit tonë jetësor dhe si mund të shmanget ajo.21. Gjeni si shfaqet autoironia poetike në pasazhet e mësipërme.22. Interpretoni si realizohet ritmika e poezive të përzgjedhura nga cikli poetik “Marr hov e ndalem”.23. Krahasoni stilin poetik të E. Bashës me stilin e një poeti tjetër bashkëkohës të tij.24. Cilat janë ato tipare të formës poetike që mendoni se vlejnë për ta cilësuar E. Bashën si poet modern?Nga teksti te të shkruarit23. Komentoni me shkrim poezinë “Narcis”, të poetit E. Basha, shkëputur po ashtu nga cikli poetik “Marr hov e ndalem”. përrethsi dhelpërpërvidheshdhe s’shiheshs’të gjejnëke humburduke kërkuarfytyrën në pasqyrëje kthyer në atë botëku je i vërtetëku s’të njohine njihesh se fle me vetvetenNarcisLetërsi 393

