Page 396 - Demo
P. 396


                                    LetërsiPoezitë e Rrahman Dedajt janë poezi të figurës, të pasura me metafora dhe simbole. Poeti parapëlqen vargje pa thyerje të skajshme sintaksore dhe joeliptike. Veçanërisht brenda strofave (qofshin këto dy- a më shumë vargëshe), nuk ka thyerje vargjesh apo heqje eliptike fjalësh ose njësish. Por thyerja, përgjithësisht, ndodh, kur kalohet nga njëra strofë te tjera, ku lexuesit i duhet të vihet në kërkim të lidhjeve kuptimore mes strofave. Strofat janë të larmishme dhe rimat, të pakta. Teksa vargëzon, poeti më shumë se për ritmikën poetike, interesohet për mendimin. Ai priret të përdorë shkronjë të madhe në fillim të çdo vargu, duke e orientuar disi leximin dhe tek-tuk edhe ndonjë shenjë pikësimi, që po ashtu e orientojnë leximin. Në poezinë e Dedajt spikat stili aforistik, sepse shpesh çdo strofë poetike mund të lexohet e të interpretohet më vete, si një aforizëm që e ka të sintetizuar kuptimin. Një orë mat kohën e varur/ e tregon sa është e vërtetaFshehtësitë duan të vdesin/ por nuk mundenAjo që s’u tha asnjëherë/ Mund të flasë ngadalë (\Motivet e historisë, kujtimit e harrimitDisa motive që shfaqen vazhdimisht si qendrore dhe fjalë kyçe në sistemin poetik të Dedajt janë: historia, kujtimi dhe harrimi. Historia nëpër poezi nuk është e lavdishme, as nuk lartësohet në mënyrë emocionale. Ajo është një fakt që ka lënë shenjë në jetën e subjektit lirik ose të të tjerëve si ai dhe që duhet kujtuar. Të kujtuarit do ta shndërronte historinë në dëshmi dhe po ashtu, do të shmangte përsëritjen e së keqes që e ka shoqëruar të shkuarën.Ç’ka rënë nga kujtesa e popullitNuk e pranon historia  (“Gjurmët që s’janë”).* * *Rrahman Dedaj lindi më 1939, në fshatin Penuhë, afër Podujevës (Kosovë) dhe vdiq më 21 gusht 2005, në Londër. Shkollën fillore e kreu në Podujevë, Shkollën Normale dhe Fakultetin Filozofik, në Prishtinë. Me letërsi u mor që në moshë fare të re. Ka botuar veprat: “Zogu dhe Kulla”, “Me sy këngë”, “Simfonia e fjalës”, “Gjërat që s’preken”, “Balada e fshehur”, “Etje”, “Fatkeqësia e urtisë”, “Kryqëzim hijesh”, (poezi për të rritur).Është autor i përmbledhjes me tregime “Fshehtësia” dhe “Medaljoni”, si dhe i përmbledhjes me vjersha për fëmijë “Dy liqej”. Rrahman Dedaj394 Letërsi
                                
   390   391   392   393   394   395   396   397   398   399   400