Page 397 - Demo
P. 397


                                    Kemi kalue nëpër kët hark të jetës sonëNdër hapa, hapi hapin tue ndjekëNdër breze, brezi brezin tue ndjekëdhe me mall, mallin kemi pjekë.Historia i paska sytë në shpinëDhe sheh vetëm prapaPrandaj ka kohëTë tallet me vetenNjë shtazë e mirë flet për njerëzit (“Një ekzotikë ndoshta”)* * *Historia e ka harruar të foluritAmshimi yt është dhembja që këndon (“Historia e ka harruar të folurit”)* * *Ajo që ishte gjithçka mbet një asgjëQë e kërkojnë historianëtNëpër gojëdhënat e stërlashtaTë pamësuar ta shpjegojnë fatinT’i mësojmë këmbët të ecin.  (“T’i mësojmë këmbët të ecin”)Nga ana tjetër, kujtimi është një tjetër koncept qendror dhe në poezi shfaqet si kujtesa sociale, ashtu edhe kujtimi personal. Në fakt, kujtimi është në gjithë korpusin poetik të Dedajt, si çift antonimik me harrimin, që për poetin, siç e thotë që në titullin e një poezie: “Harrimi është vdekje që përsëritet”.Ta zëmë se kujtesa s’ka ndonjë kuptimTa pimë esëll epiko-lirikën tonë  (“Peshuam çdo gjë që mund ta urtësonim”). Kujtimi jo rrallë përjetohet si përvujtni e subjektit lirik, por që gjithsesi poeti e parapëlqen përpara harresës.Vetëm unë dhe nata e puthim barin,I harrojmë buzët e djeguna të kujtimit  (“Vetëm”)Shiu qan për tyKur zgjohet kujtimiDhe rrugën e djeg në mes meje e tejePrej këtu deri te amshimi (“Letra”)Nga ana tjetër, poezitë që poeti ia kushton kohës, kanë një natyrë dukshëm filozofike, sepse ai poetizon rrjedhën e kohës së jashtme dhe ndikimin që ka ajo te brendësia e qenies.Koha, Kur ia veshim lëkurën tonë të gjarpritKur ia veshim lëkurën tonë të blertë,  (“Koha”)Poezia lirike e Dedajt ka tiparet e një lirike moderne, që më tepër sesa kumton qartësisht, sugjeron kuptime, duke lënë të hapura shtigje të shumta interpreLetërsi 395
                                
   391   392   393   394   395   396   397   398   399   400   401