Page 398 - Demo
P. 398


                                    timesh. Lirika e Dedajt vërtitet rreth temës së dashurisë, duke u ndërthurur ngushtë me elemente të spikatura të natyrës (e blerta, bari, drunjtë, livadhi, kali i bardhë, dallëndyshet, drandofillet). Mjaft prej poezive, veçanërisht ato të vëllimit poetik “Simfonia e fjalës”, përvijojnë idealin idilik të dashurisë, të së bukurës dhe të së mirës.Njeriu i blertë me kosëFlet gjuhën e livadhit gjithë jetën,Kosit dashuninë e vetDhe e bjen në vargun tim.Ai ecë aq lehtë nëpër barKur i banë fluturat në gishtaAi asht i dashunuemKur pllumbat i lëshohen në kosëAi asht aq i blertëKur dallëndyshet i lëshohen në dhimbje.  (“Njeriu i blertë”)Në shumë prej poezive të Dedajt mbizotëron ligjërimi subjektiv që evokon ndjenja. Dashuria është ajo që i jep kuptim kohës, shprehet poeti: Me thanë të vetmen porosi: Matnie kohën/ vetëm me dashuni!...Konceptet matematikore dhe gjeometrikeNjë aspekt i veçantë i poezisë së Rrahman Dedajt është edhe shndërrimi në figura apo motive poetike i koncepteve që i përkasin një fushe leksikore shkencore shumë të largët me fushën artistike të poezisë. Fjala është për fushën e matematikës dhe atë të gjeometrisë. Dedaj shfaq një interes të veçantë në rimarrjen poetike të koncepteve matematikore ose gjeometrike, duke i shndërruar ato në metafora, ose duke i veshur me nuanca kuptimore ose emocionale. Në hipotenuzën C-e,Kështjella e fjalës na ka mbeteNëpër shtigje tue u mundue me gjeteRranjën katrore të jetës.(“Nji trekandsh në jetën tonë”)S’po ndodh asgjëGjeometri e mashtrimitHapësirë e palëvizshme si frika.(“Ta plakatojmë dhembjen”)Kompasët le të lëvizinKah kokat jo kah zemrat  (“Vaksinimi”)Nga shitorja muzikaleNumëron sipas matematikës së vetKokat e njerëzve të marteve […]Kështu kapelashitësi afër tregutNë këndin prej nëntëdhjetë shkallëshBën matematikën e të martës(“Kapelashitësi”)Përdorimi i koncepteve matematikore, siç duket edhe në shembujt e mësipërm, e përforcon imazhin poetik dhe krijon realitete poetike të parrahura në poezinë shqipe. Studiuesit kanë vërejtur se poezia e Rr. Dedajt dallon edhe për simbolet e shumta që përmban, si brenda poezive të veçanta, ashtu edhe në gjithë sistemin e tij poetik. 396 Letërsi
                                
   392   393   394   395   396   397   398   399   400   401   402