Page 399 - Demo
P. 399


                                    Simbolet ngrihen mbi fjalët-çelës që rimerren nga njëra poezi te tjera dhe nga njëri vëllim poetik te tjetri, duke bërë që të ketë një atmosferë të dendur përjetimesh. Ajo çfarë e dallon simbolikën e theksuar të poezisë së Dedajt është fakti që, në këto poezi, fjalët-çelës që përdoren si simbole, kanë kuptime të reja që hasen vetëm brenda sistemit poetik të këtij poeti. Disa nga simbolet e veçanta të poezisë së Dedajt janë: rrashta, kafka, hiri, si simbole të ekzistencës së shkuar; vasha, dashuria, buka si simbole të gjallërisë e të jetës; sëmundja, epidemia, si simbole të së keqes etj. Pra ta gatuajmë me mishin tonëKangën që ka erën e bukës.Me i zanë dashunitë e lëshuemeKuajt e kuq sonte do të vrapojnëNdonëse poeti mund të shfrytëzonte fare mirë sistemin simbolik ekzistues të kulturës dhe traditës letrare, ai zgjedh t’i kapërcejë ato dhe t’i krijojë vetë simbolet në korpusin e tij poetik. Këto simbole janë të lidhura ngushtësisht me njëri-tjetrin dhe krijojnë një rrjet të brendshëm simbolik në poezi. Domethënia e simboleve bëhet e interpretueshme vetëm pas leximit të plotë të veprave poetike të Dedajt.Skematikisht, një mënyrë si mund të zbërthehet rrjeti simbolik i poezive të Dedajt do të ishte: subjekti lirik simbolizohet nga druri; aspirata për lumturi dhe qashtërsia simbolizohen nga ngjyra e blertë; vendi ku përjetohet dashuria është livadhi, në të cilin ka përherë një kalë, si ëndërrim që duhet ndjekur e duhet ngarë për ta bërë ëndrrën të vërtetë. Poezia lirike si porosi etikeVeçanërisht në veprën poetike “Fatkeqësia e urtisë”, Dedaj shfaqet poet më reflektiv dhe poezitë e tij janë shpesh përsiatje të natyrës morale dhe etike për dukuri sociale të bashkëkohësisë. Ky lloj reflektimi ka në qendër vese apo zakone të kritikueshme, si për shembull thashethemnaja, përgojimi, në poezinë “Shqetësim”: Njerëzit dolën në dritareDhe pështynë shiunShiu ish diç që kalontePështyma diç që mbetejPastaj u kthyen brendaTë pinë qumështE të flasin për atë që nuk e panëMandej njerëzit ndërruan rrobatDhe dolën përsëri në dritarePështynë në fjalët që thanë brendaDuke kërkuar përsëri shiun [...]Herë të tjera, përmes aforizmash metaforikë, poeti jep porosi morale për çfarë është e dobishme dhe e mençur të bëhet: “Kush të gjuan me gur/ gjuaje me bukë” (“Në vend të urtisë”). Herë të tjera përvijon kronika poetike të bashkëkohësisë duke ironizuar kotësinë dhe bjerrjen e kuptimit: Kemi kohë për marrëzira/ Vazhdimisht rreth të njëjtës tryezë/ Letërsi 397
                                
   393   394   395   396   397   398   399   400   401   402   403