Page 40 - Demo
P. 40
Figurat e sintaksës poetikeFigura Kuptimi ShembulliInversioni (anasjella)Ndryshimi i rendit të zakonshëm të fjalëve në fjali për të theksuar kuptimin e një fjale ose për t’i dhënë fjalisë forcë shprehëse.\arti medaljon i hënës.\I. KadareEnumeracioni Renditja njëra pas tjetrës e fjalëve që kanë lidhje kuptimore.“Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar”.N. FrashëriShkallëzimi ngjitës dhe zbritësKur fjalët renditen njëra pas tjetrës në kuptim progresiv: ngjitës ose zbritës.“Në fillim i ngriu buzëqeshja në buzë, pasta iu rrudhën vetullat, pastaj u nxi i tëri dhe sytë nisën t’i zmadhoheshin.”Dh. Xhuvani“O malet e Shqipërisë e ju o lisat e gjatë, fushat e gjera me lule që ju kam ndër mend ditë e natë.”N. FrashëriElipsaFigura stilistike që krijohet, kur heqim nga tërësia e tekstit ndonjë fjalë a pjesë, e cila nënkuptohet, pa prishur kuptimin, me qëllim që t’i japim shprehjes më shumë gjallëri, hijeshi a shpejtësi. “Malet me gurë,fushat me bar shumë,arat me grurë,më tutje një lumë.”ÇajupiAsindetiFigurë stilistike, në të cilën, me qëllim, lihen mënjanë lidhëzat për t’i dhëne shprehjes gjallëri e intonacion të shpejtë, efekt poetik.“Nëna, motra, nusja dalin,ngrehin krahët të të ndalin...”F. Noli PolisindetiFigurë stilistike me të cilën poeti bën përsëritjen e një lidhëze ndërmjet fjalëve dhe fjalive të ndryshme, duke e ngadalësuar ecjen e frazës për theksim.\edhe vetë peshqitDo të mësonin të artikulonin fjalëVetëm e vetëm që të flisnin me ty.Atëherë si të mos dua unëQë jam i tëri njeri?\M. Zeqo38 Gjuhë

