Page 400 - Demo
P. 400
Verifikoni njohuritë1. Çfarë veçorish formale dhe gjuhësore paraqesin poezitë e Rr. Dedajt?2. Si shfaqen motivet e kujtimit dhe të harresës në poezitë e Dedajt?3. Përse nuk duhet harruar, sipas poetit?4. Si trajtohet koncepti i kohës sipas perspektivës së subjektit lirik?5. Cilat janë disa simbole të poezisë së Rr. Dedajt dhe a kanë të njëjtin kuptim me simbolikën tradicionale letrare e jashtëletrare?6. Me çfarë mjetesh realizohet ironia në sistemin poetik të Rrahman Dedajt?7. Çfarë dukurish apo vesesh ironizon Dedaj në poezitë e tij?Ushtroni mendimin kritik8. Nisur nga vargjet dhe pasazhet poetike të dhëna më sipër, argumentoni përse vargjet e Dedajt shpesh ngjajnë me frazeologji metaforike.9. Poezia lirike e Dedajt shpesh vjen në trajtën e porosisë etike dhe përmban përsiatje morale për dukuri të caktuara shoqërore. Si mendoni, nisur nga ky lloj qëndrimi dhe kjo natyrë e poezive të tij, a mund ta quajmë Rrahman Dedajn një poet të angazhuar? Krahasoni qëndrimet e tij me qëndrimet e Ali Podrimjes. A vini re pikëtakime mes qasjeve të dy poetëve? Lexojmë gazeta të Miss krizave botërore/ Të etikës poetikës politikës/ Pimë kafe të lajmeve taze/ Lajme të përsëritura pimë// Njerëz lexoni njerëzit/ në vend të gazetave (“Pimë kafe të lajmeve taze”); kokëfortësinë e anakronizmin: Ishim pak të pritjes pak të ikjes// Pak për dreq pak Don Kishota ishim/ E s’kishim kohë nga urtia të plakeshim/ Ishte vonë për mite homerike (“Peshuam çdo gjë që mund ta urtësonim”); mendjemadhësinë e marrëzinë: E rrema lëshonte bisht/ Marrëzisë i rritej koka/// Hedhësit e bredhësit/ Me pishë të ndezur// Mjekrën e djallit kërkonin (“Fatkeqësia e Urtisë”) etj.Në rastet kur jep porosi të tilla, ose kur ironizon shfaqje të papëlqyeshme të shoqërisë e rrethinës së tij, poeti zgjedh të ndërkallë në tekst thënie e shprehje popullore që qarkullojnë në ligjërimin popullor si frazeologji: Thonë mendja nuk është/ Me masë të mjekrës; I pate duart e vogla/ Dhe u bë dushk për gogla; Ku e lamë e ku na mbeti, Mate hapin sa ke vrapin. Ironia te disa prej poezive të Dedajt shfaqet si ironi fabulore, kur rimerr personazhe ose motive fabulash dhe i bën pjesë të kontekstit të tij poetik. Si shembull, mjaft të shohim këto vargje të poezisë me titull “Ezop(ike)”:Një djall një shishe një fotografiNjë fotografi një shishe një djallNjë zot një gjarpër një gomar Kush do të mbetet në shishe Kush në fotografi me gomarinSiç shihet, ndërkallja e këtyre elementeve frazeologjike ose fabulore në tekstet poetike e bëjnë më të lexueshme e më të zbërthyeshme ironinë poetike, duke evokuar shprehje a motive që lexuesi i ka të pranishme në ligjërimin e tij bisedor. 398 Letërsi

