Page 402 - Demo
P. 402


                                    S T U D I M T E K S T I Nga teksti te kuptimi1. Në poezinë “Pikëçuditëse”, titulli përdoret për të krijuar idenë e habisë, paqartësisë apo mungesës së informacionit?2. Në poezinë “Pikëçuditëse”, çfarë është gjëja më e vështirë, sipas subjektit lirik? Po gjëja që nuk duhet humbur asnjëherë, për të pasur mundësi t’i rifitosh të tjerat që ke humbur? 3. Në poezinë “Pikëçuditëse”, çfarë quan poeti “ironi të bukur”?4. Në poezinë “Një trekëndësh në jetën tonë”, në cilat vende vizatohet me gishtërinj trekëndëshi?5. Në poezinë “Një trekëndësh në jetën tonë”, përse përmendet gjuha e etërve?Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Në poezinë “Pikëçuditëse”, interpretoni vargjet: Kryeneçësia vrapon me kalë/ Urtësia vazhdon në këmbë. Ndaluni tek antropomorfizmi i këtyre dy koncepteve, kontrasti mes tyre dhe ironia fabulore.7. Në poezinë “Pikëçuditëse”, gjeni vargjet që tregojnë faktin se subjekti lirik dhe të tjerët që e rrethojnë, vuajnë nga moskuptimi i njëri-tjetrit. 8. Në poezinë “Një trekëndësh në jetën tonë”, interpretoni metaforën: kështjella e fjalës na ka mbetur.9. Në poezinë “Një trekëndësh në jetën tonë”, cilat janë konceptet matematikore e gjeometrike që përdor poeti? Çfarë efektesh krijon ndërkallja e tyre në poezi?10. Në poezinë “Një trekëndësh në jetën tonë” shikoni me vëmendjen strofat dyvargëshe. A mund të qëndrojnë ato më vete në formën e aforizmave? Çfarë tregon diçka e tillë për vlerën shprehëse të poezisë dhe mjeshtërinë e poetit?Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Në poezinë “Pikëçuditëse”, vargjet: Po të peshonim të gjithë njësoj/Na dalin llogari të gabuara:shprehin metaforikisht idenë se mënyra e gjykimit ndryshon nga njëri te tjetri;tregojnë problemet e krijuara kur peshorja nuk është në rregull;tregojnë problemet me bilancin financiar për shkak të gabimit në llogari;folja peshoj është metaforë e foljes gjykoj, vlerësoj.12. Në poezinë “Pikëçuditëse”, dyvargëshi: Kush humbi çdo gjë pos vetëdijes/ Të gjitha i fitoi përsëri, tregon:një aforizëm që nuk është krijim autorial;besimin që ka poeti te forca e arsyes;se vetëdija është busulla orientuese e jetëve tona;se përballja me humbjen është e pashmangshme;tjetër ______________________________________________________________400 Letërsi
                                
   396   397   398   399   400   401   402   403   404   405   406