Page 403 - Demo
P. 403


                                    13. Në poezinë “Një trekëndësh në jetën tonë”, në vargjet: Zgjohet zjarri që më përtërin/T’i djegë asgjët që mbetën, fraza “asgjët që mbetën” i referohet:paqartësisë që përjeton ende subjekti lirik;humbjes së çdo gjëje deri më tani;historive të parealizuara, që mbeten ende si pengje; tjetër_____________________________________________________14. Në poezinë “Një trekëndësh në jetën tonë”, gjeni vargjet që tregojnë përpjekjen për të gjetur kuptimin e jetës. Komentoni forcën shprehëse të këtyre vargjeve.15. Në poezinë “Një trekëndësh në jetën tonë”, si ndikon përdorimi i konceptit të brinjëve përbërëse të trekëndëshit në krijimin e imazhit poetik?Nga teksti te përdorimi16. Në poezinë “Pikëçuditëse”, interpretoni si realizohen antitezat dhe çfarë sugjerojnë ato për natyrën e qenies njerëzore?17. Në poezinë “Një trekëndësh në jetën tonë”, interpretoni përdorimin e simbolit të kafkës dhe a ka funksion metonimik në mënyrën si përdoret këtu?18. Në poezinë “Një trekëndësh në jetën tonë”, interpretoni përdorimin e simbolit era e bukës. 19. Në poezinë “Një trekëndësh në jetën tonë”, përse mendoni se trekëndëshi që subjekti lirik thotë se vizatojmë, ka ngjyrën e kuqe?20. Në poezitë e mësipërme, gjeni ata dyvargësha që përdoren në funksion të ironisë fabulare.Nga teksti te reflektimi21. Diskutoni në grup për kuptimin e dyvargëshit Të flasim dimë të gjithë/Të kuptohemi fare pak në kontekstin e shoqërisë sonë bashkëkohore dhe të zhvillimeve teknologjike.22. Interpretoni vargjet Më të vegjël se ti/ Janë ata që nuk të shohin/ Mizat përdhese bëjnë përjashtim,duke i vendosur ato në kontekstin e modës së kohës për t’u ekspozuar së tepërmi, sidomos në rrjetet sociale. 23. Gjeni aforizma poetikë ose idioma të ligjërimit të përditshëm që kanë kuptime të përafërta me kuptimin e dyvargëshit të Dedajt: “Kryeneçësia vrapon me kalë/Urtësia vazhdon në këmbë.”24. Në matematikë keni mësuar se rrënja katrore e numrave negativë nuk ekziston. Sakaq, Dedaj në poezinë e tij “Një trekëndësh në jetën tonë”, shprehet se ne jemi në kërkim të rrënjës katrore të jetës. A mendoni se prej këtu mund të pohohet se qasja që poeti sugjeron ndaj jetës dhe dukurive të saj është pozitive?25. Reflektoni rreth sintaksës poetike të dy poezive të mësipërme. A kemi të bëjmë me errësim kuptimi në secilin rast apo thjesht me shfaqje tipike të sintaksës së poezisë moderne.Nga teksti te të shkruarit26. Shkruani një ese letrare duke u nisur nga vargjet e Dedajt: Lumturia s’është monedhëE rënë nga xhepiTë gjendet në rrugën e pluhurosur. Letërsi 401
                                
   397   398   399   400   401   402   403   404   405   406   407