Page 404 - Demo
P. 404
GjuhëNë mësimet paraprijëse është folur për llojet e ndryshme të ligjërimeve (ligjërimi libror, ligjërimi bisedor, ligjërimi i shkujdesur). Ato përcaktohen në varësi të formës së komunikimit dhe veçantive që shfaqin në lidhje me raportin ndaj standardit. Në këto lloj tekstesh, një element mjaft i rëndësishëm i organizimit gjuhësor është edhe folja. Folja është një njësi me veçanti morfologjike, sintaksore, kuptimore dhe stilistike, pasi ajo shfaq në gjuhën shqipe një larmi shumë të madhe trajtash të shtjelluara (të cilat i keni studiuar gjerësisht në kuadrin e zgjedhimit sipas mënyrave, kohëve, numrave, vetave) dhe të pashtjelluara (format e pashtjelluara: infinitivi: me punu; paskajorja e standardit: për të punuar; përcjellorja: duke punuar; mohorja: pa punuar etj.). Gjithë kjo larmi formash, të cilat reflektojnë kohë, veta, mënyra dhe numra të caktuar, u jep mundësi të pafundme përdoruesve të gjuhës të shprehen në ligjërime të ndryshme. Po kështu, folja krijon edhe grupin më të madh e më të rëndësishëm në kuadrin e gjithë fjalisë, përkatësisht, grupin foljor. Ajo përzgjedh nga pikëpamja kuptimore edhe elementet e saj të detyrueshme e ato jo të detyrueshme (Kujtojmë se kryefjala dhe kundrina zakonisht janë elemente të detyrueshme të strukturës foljore, kurse ndajfolja zakonisht nuk shihet si e domosdoshme në lidhje me mesazhin bazë të fjalisë.). Këtij parashtrimi i shtojmë faktin se kjo larmi merr nuanca karakteristike stilistike, sipas ligjërimeve të ndryshme, siç do ta trajtojmë më poshtë. Folja në ligjërimin librorNë varësi të llojit të ligjërimit dhe raportit me normën, ligjërimi libror zakonisht shfaqet më i kujdesshëm. Në të respektohen trajtat dhe ndërtimet foljore, të cilat i referohen standardit. Në të nuk kemi shmangie nga kuptimet kryesore të foljes për efekte konotative. Shikojmë tekstin poshtë:Sokrati e hidhte poshtë nocionin se koncepte të tilla, si virtyti, ishin relative; përkundrazi, këmbëngulte se ato ishin absolute, të zbatueshme jo vetëm te qytetarët e Athinës ose të Greqisë, por te të gjithë njerëzit në botë. Ai besonte se virtyti (në greqisht: areté, që në atë kohë nënkuptonte shkëlqimin dhe përmbushjen) ishte “më i vyeri në pasurinë e njeriut” dhe se askush nuk dëshiron të bëjë keq me të vërtetë. Kushdo që bënte veprime të këqija, do të vepronte në kundërshtim me ndërgjegjen e tij dhe, për pasojë, do të ndihej keq. Kështu, duke qenë se të gjithë synojmë qetësinë shpirtërore, atë veprim nuk do ta bënim me dëshirë. E keqja, mendonte ai, bëhet për shkak të mungesës së urtësisë dhe të diturisë. (Libri i filozofisë)Siç mund të dallohet, kemi të bëjmë me një tekst të ligjërimit libror, përkatësisht filozofik, në të cilin respektohen rregullat e standardit. Në këtë kontekst janë edhe format foljore, të cilat përveçse janë shkruar sipas normës, shfaqen të shenjuara edhe nga pikëpamja stilistike, sipas llojit të tekstit (thuhet: hulumtoj fenomenin, por jo hulumtoj ushqimin). Kështu, shumica e foljeve janë në të pakryerën, gjë që i shkon për shtat edhe trajtës së tekstit dhe larghedhjes kohore, për të cilën flitet. Nuk ka forma dialektore dhe foljet janë në grup me njësi FOLJA DHE LIGJËRIMIStatujë e Sokratit402 Gjuhë

