Page 405 - Demo
P. 405


                                    të tjera, që i përkasin fushës kuptimore të filozofisë (nocion, koncepte, virtyti, relative, veprime, ndërgjegje etj.). Grupi foljor (në fakt, e gjithë fjalia) shfaqet i plotë dhe pa elipsa sintaksore (Elipsa sintaksore krijohet kur në fjali mungojnë gjymtyrë të caktuara, të cilat nënkuptohen zakonisht. Të tilla mund të jenë kryefjala, kallëzuesi etj.: Shkove?/Jo./As unë.). Mungojnë ndërtimet foljore, që përcjellin konotacione metaforike etj. Shumica e tyre shfaqen në mënyrën dëftore, e cila siç keni mësuar, shpreh në mjaft raste modalitetin e vërtetësisë. Një gjë e tillë përputhet edhe me qëllimin e tekstit, që kërkon të japë një informacion të saktë e bindës.Folja në ligjërimin bisedor Ligjërimi bisedor dhe ligjërimi i shkujdesur në krahasim me ligjërimin libror shfaqen shumë më të lirshëm në raport me normën. Në këto dy ligjërime (mes të cilave, herë pas here, është e vështirë të bëhet një ndarje e prerë), folja mund të marrë nuanca dialektore dhe me vlera modale nga më të ndryshmet (habi, ironi, dëshirë, urdhër, supozim etj.). Trajtat e saj, siç thamë, mund të jenë pjesë e dialekteve, e sociolekteve (të folmeve të grupeve të caktuara shoqërore), madje edhe e idiolekteve (e folmja e një individi të veçantë). Kjo gjë vihet re veçanërisht në ndërtimin e grupit foljor përkatës. Po marrim disa shembuj: “Ça bone?!”; “A je ardh herët?”; “N’at koh u lajshe n’pik t’mjesit.”; “Kam me shku herët nesër.”; “Me msu, se kët punë ke vetëm!”; “Kur isha vajzë e re, kërcenja nëpër dasma.”; “Muj me than se nuk t’paskam njoft.”; “Çish u dive?” (Si u gdhive?- në çamërisht) etj.Në këta shembuj mund të vihet re se, veç veshjes dialektore fonetike (që përdor gjatësinë e zanores me shkū, hundorësinë - me bâ, rotacizmin - me bunu/me buru, pra, kalimi i n-së në r etj.), foljet paraqiten edhe me vlera të tjera të pamësuara në librat e gramatikës. Kështu, në fjalinë “Me msu, se kët punë ke vetëm!”, infinitivi (me msu/-e/-a) është përdorur për të dhënë kuptimin e urdhërores. Po kështu, në fjalinë “Kam me shku herët nesër.”, ndërtimi me foljen kam, e shoqëruar me infinitivin, ka kuptimin e së ardhmes (do të shkoj). Në raste të tjera ndërtimesh foljore, që në standard dalin në formën veprore, në ligjërimin bisedor e të shkujdesur i gjen si forma në joveprore: “A je ardh herët” (A ke ardh/ur herët? - në standard e të folme të tjera.). Ka raste kur ligjërimi bisedor e i shkujdesur jep forma që nuk i ka standardi: N’at koh u lajshe n’pik t’mjesit.”. “U lajshe” - përdoret në kuptimin e së pakryerës së joveprores “lahesha”. Vini re mbaresën dhe pjesëzën u të përdorur për të dhënë këtë kuptim (kujtojmë se kjo e fundit, pra, pjesëza u përdoret në kohën e kryer të thjeshtë të joveprores së standardit, siç e keni mësuar).Në raste të tjera, një folje në formën e një kohe të caktuar, në ligjërimin bisedor mund të dalë me kuptim tjetër: “Ec para se erdha!”(erdha - në kuptimin e së ardhmes do të vij). Folja në ligjërimin e shkujdesurVeç elementeve të mësipërme, të rinjtë krijojnë zhargonin e tyre dhe në jo pak raste i deformojnë fjalët. Edhe te folja vepron e njëjta dukuri. Kështu, studiuesit kanë vënë re përdorimin e fjalës me rrokje të ndryshuar si rend. Në vend të “U kalla”, “U llaka”.Në jo pak raste vihet re përdorimi i foljes në variantin e huazuar të saj, po me mbaresat e mjetet e tjera trajtëformuese të shqipes “Gugëllo në internet se të del!”. Veçanërisht kjo Gjuhë 403
                                
   399   400   401   402   403   404   405   406   407   408   409