Page 406 - Demo
P. 406
S T U D I M T E K S T I prirje është shumë rrezikshme për sistemin gramatikor të shqipes, pasi folja, siç thamë, është një njësi shumë rëndësishme e gjuhës, e cila formon edhe grupin më të madhe e më me ndikim në fjali. Nga ajo mund të formohet edhe emri e mbiemri (p.sh. ngagugëllo mund të formohet edhe gugëllim dhe i gugëlluar, duke rritur kështu numrin e huazimeve të panevojshme, pasi i kemi ekuivalentet p.sh. për emrin, kemi kërkimi në Gugëll). Kjo mund të shmanget, duke përdorur grupin kërkoj në Gugëll, siç kemi edhekërkoj në internet.Nga pikëpamja sintaksore, grupi foljor gjithashtu shfaqet mjaft i larmishëm. Janë karakteristike lokucione foljore me përdorues të ligjërimeve të ndryshme (ma hoqi petllën - më çmendi,/ma hoqi pinin - më çmendi nga të rinjtë). Kujdes: Nuk ka pse përdoret: Kam flutura në bark (zakonisht, kur ke ndjenja për dikë), pasi është një huazim strukturor i panevojshëm, që i ka mjetet në shqipe (kam ndjenja për dikë, i ka ra n’kry për dikë etj.).Nga sa thamë më sipër, vumë re se ligjërimi bisedor dhe ai i shkujdesur kanë shmangie të konsiderueshme nga standardi në forma e në ndërtime foljore. Kjo nuk do të thotë se këto janë variante jo të mira dhe ju nuk duhet t’i përdorni. Kujdes duhet pasur me huazimet foljore të panevojshme.Verifikoni njohuritë1. Kujtoni dy kriteret bazë që përcaktojnë ligjërimet.2. Çfarë roli luan folja në organizimin gjuhësor të teksteve të ndryshme dhe pse?3. Cilat janë nivelet kryesore të studimit gjuhësor, në të cilat është studiuar folja dhe grupet e tjera të fjalëve? A lidhen këto përshkrime vetëm me standardin? Ilustroni me shembuj.4. Si shfaqet folja në ligjërimin libror në raport me standardin? A i respekton trajtat e sugjeruara nga ai dhe pse është e nevojshme një gjë e tillë?5. Si shfaqet folja në ligjërimin bisedor e të shkujdesur në raport me standardin, dialektet, sociolektet etj.?6. Folëm më lart për huazimet foljore. A përdorni shumë folje në gjuhë të huaj dhe pse? Sillni shembuj. A mendoni se janë të nevojshme?Ushtrohuni përmes tekstit7. Lexoni me vëmendje tekstin. Kalojeni atë nga ligjërimi libror, në ligjërimin bisedor.Mjeku po konsultohej me pacientët mbi pasojat e Covid-19. Ishte e vështirë t’u shpjegoje me terma teknikë se përmirësimi kërkonte kohë dhe nuk ishte një proces i lehtë. Pacientët u përkisnin kategorive të ndryshme në lidhje me profesionet dhe shtresat sociale nga vinin. Kjo e bënte edhe më të vështirë bisedën, megjithatë mjeku e bënte me përkushtim punën e tij dhe nuk lodhej.404 Gjuhë

