Page 407 - Demo
P. 407
8. Kaloni tekstin nga ligjërimi i shkujdesur, në ligjërimin bisedor.A: Hë mo ça bone?B: Ku je o vlla?A: A të dha leje plaku për sot?B: Aman se ma ka nxi tu m’ pyt ku ke me shku? Me çin je? N’ça ore je tu ardh ti?A: M’shtat pa dhjet?B: Ok. Hajt se n’gjohna ma von. Shnet!A: Tung plako!9. Teksti më poshtë është shkëputur nga një këngë, e cila ka shumë tipare të ligjërimit bisedor e të shkujdesur. Dallojini ato.Muj me than u kan dashniKa egzistuMuj me than kom pas shum ndjenjaHala te duMuj me than kom pas besimS’pakti kom provuEdhe ti shum mir e dinNuk m’ ke meritu Po e vështroj shtëpin, të cilën kemi pas ne dyE kemi hup kontrollën, hup drejtimin, ne dySi ke zani yt, me lot i thymTu vujtMe ty nuk mujPa ty nuk muj (\10. Në mësim sqaruam tiparet e ligjërimeve të ndryshme, duke theksuar në fund se ato përdoren në kontekste të caktuara dhe nuk ka pse të ketë paragjykime në lidhje me to. Nëse teksti më lart do të kthehej në standard, si do të tingëllonte? A do të ishte njësoj? Sillni raste të tjera të ngjashme. Diskutoni në klasë në lidhje me tekstet e këngëve e vlerat e tyre në raport me standardin, dialektet e ligjërimet e ndërtuara në bazë të tyre.11. Gjatë jetës suaj besojmë se keni dalluar të folme të grupmoshave të ndryshme. A mund të sillni shembuj të tillë në klasë? A kemi ndryshim edhe të foljes, formave dhe ndërtimeve të saj në to dhe t’i shpjegoni?Sfida e të shkruarit12. Gjatë ligjërimit tuaj bisedor e të shkujdesur me njëri-tjetrin a keni vënë re tipare të ngjashme me ato që përshkruam më lart në lidhje me format dhe ndërtimet foljore? Shkruani një tekst të tillë. Mund të shkruani variante të komunikimit me kode, që përdor grupmosha juaj. Mos u druani të shkruani në dialekt, ose ashtu siç i shqiptoni.Gjuhë 405

