Page 408 - Demo
P. 408
LetërsiMotivi i identitetit kombëtarPavarësisht frymës së artit poetik modern që e karakterizon poezinë e Shkrelit, në të haset një element i fuqishëm që e mban atë të lidhur me fijet e lirikës tradicionale shqiptare, që është motivi i identitetit kombëtar. Vetë Shkreli shprehej se “para vetes dhe para të tjerëve nuk do të jemi interesantë si francezë, si anglezë ose si gruzianë, por vetëm si këta që jemi”. Poezitë me tematikë atdhetare janë të shumta, ku kulmon tematika e Kosovës dhe aspirata e shqiptarëve të Kosovës për liri.Sonte unë e tiJemi ai zgjim i zekthëtUjqit në këmbëDo jenë, Kosova në këmbë. Liria thinjet bukur, nuk plaketkur vdiset është e pavdekshmekur vdes, i bëjmë vend në dhe të atdheutLiria është si Kosova, s’kam fjalë më të lirë. (Lirikë për lirinë)Varri në varr në na dashtë a ëndrra në ëndërrM’i thoi Kosovës po lidhim mbathcat, po vijmë. (Letër atdheut)Të tilla poezi përmendim: “Kashelashë për atdheun”, “Motiv me Kosovë”, “Letër atdheut” etj.Azem Shkreli lindi në vitin 1938, në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme, në Prishtinë, për të vazhduar më tej në Fakultetin Filozofik, në degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Për shumë vjet, ai ka qenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit në Prishtinë dhe themelues e drejtor i “Kosova Filmit”. Vdiq në pranverën e vitit 1997. Ka botuar këto vepra në poezi: “Bulzat” (1960), “Engjujt e rrugëve” (1963), “E di një fjalë prej guri” (1969), “Pagëzimi i fjalës” (1981), “Nata e papagajve” (1990), “Lirikë me shi” (1996), “Zogj dhe gurë” (1997). Në prozë: “Karvani i bardhë” (1961), “Sytë e Evës” (1975), “Muri përfundi shqipes”, “Shtatë nga ata”, si dhe dramat: “Fosilet” (1968), “Varri i qyqes” (1983), etj. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen dhe talentin e tij të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe. Shkreli u ngjit natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën.Poezia e Shkrelit karakterizohet nga thyerja e traditës poetike në rrafshin e modeleve të vargëzimit (vargu është i lirë dhe jo i matur) dhe të rimës, madje të frazës poetike. Në poezitë e tij, përzihen dhe evokohen ndjeshmëri të sferave të ndryshme dhe kuptimi i tekstit poetik sugjerohet, por nuk kumtohet haptas.Azem Shkreli406 Letërsi

