Page 409 - Demo
P. 409


                                    Vëllimi poetik “Lirikë me shi” i Azem Shkrelit përbën një ndër shfaqjet më të larta të lirikës së këtij autori. Identiteti kombëtar është filli që bën bashkë të gjitha poezitë e vëllimit “Lirikë me shi”, madje edhe ato poezi që nuk i takojë kryekëput tematikës atdhetare. Poeti priret të ndërtojë realitete poetike mbi elementet tipike të botës dhe të jetës shqiptare: sofra, buka, kulla, guri; rimerr shpesh personalitete e figura patriotike si: Ali Binaku, Oso Kuka, Ali Podrimja; si dhe toponomastikë kombëtare: Drini, Dukagjini, Kruja, Vlora, Buna, Tomori, Rozafa, Sazani, Prezerend, Shkrel, Mali i Sharrit, Vjosa, Bregu i Hutës, Taraboshi etj.Madje, shpesh, poeti krijon neologjizma shumë të veçantë me bazë emrat e qyteteve të Shqipërisë, si për shembull: gjaku i krujtë yni, varg valonte e vlortë, Bajramcurremnë male, etj. Me anë të këtyre neologjizmave, ai shënjon dyfish simbolikën dalluese të secilit qytet dhe kuptimin që do të kishte çdo mbiemër ose folje tjetër në vend të neologjizmit shkrelian.Motivi i udhëtimitNjë tjetër lajtmotiv shumë i pranishëm në poezitë e Shkrelit është udhëtimi. Heroi lirik dhe të tjerët rreth tij janë vazhdimisht në udhëtim, herë për te kuptimi, për te e vërteta, për te liria, për te ngadhënjimi.Herën e parë kërkon udhën e shkurtërHerën e dytë bëhesh udhë dhe nisesh(Kërkim)Një ditë prej ditësh patjetërNisesh tej më tej vetvetesNuk është vetëm një RozafëNjë Kep i Shpresës së MirëI thua vetes: udha e mbarëUdhëtim në të panjohurën e niseshDhe rreth e rreth i bjenPompeit, pendimit Detit të Vdekur Dikush të thotë: Nëse s’ktheheshItaka është Itaka jote.  (\Herë të tjera, udhëtimi është një ngasje këmbëngulëse për t’i ikur së zakonshmes. Në poezinë “Udhë”, për shembull, poeti na thotë se udhëtimi ndonjëherë shndërrohet në qëllim në vetvete dhe në fund fare rëndësi ka udha që ke bërë dhe jo vendmbërritja. Të tjera poezi që përmbajnë motivin e udhëtimit janë: “Udha e ardhjes”, “Fytyra e dytë e gjërave”, “Udhëtim për Itakë”, “Aksidencë”, “Binarët” etj. Motivi i udhëtimi shpesh lidhet dhe me motivin e mërgimit, të ikjes prej atdheut, që për poetin është një plagë sociale, të cilën ai e transfiguron përmes gjuhës poetike. Nisja e OdisesëLetërsi 407
                                
   403   404   405   406   407   408   409   410   411   412   413