Page 410 - Demo
P. 410
Kepat e shpresës së mirëI rrisim me thërrime të dhembjesNa dhembin eshtrat, na dhembinLindjet, varret, dashuritë. (Migrimi)Uni lirik i Shkrelit është në kërkim të vazhdueshëm të udhës a të udhëtimit, por gjithsesi, në raste të caktuara, ngase e mund plogështia, i mbaron muza, apo i ikën dëshira për të vijuar; poeti percepton dhe më tej poetizon situata pezullie, ngecjeje, kotësie. Si poezi që e përmbajnë këtë motiv mund të përmendim: “Gjendje pezullie”, “Kotësi”, “Njeriu që s’fliste”, “Zbrazëtirë”, “Homazh”, “Qyteti pa qiell”, “Koha që s’rreh kambanë” etj. Motivi i artit poetikMotiv shumë i pranishëm është ai i artit poetik, që vjen si reflektim i poetit ndaj aktit të krijimit poetik ose si gjuhë artistike, që flet për rëndësinë e madhështinë e artit poetik. Poezi që e përmbajnë këtë motiv janë: “Dhembja e vargut”, “Saga për poetët”, “Kënga që s’deshi të shkruhet”, “Madërgonë e ferrit”, “Ma ktheni lirikën e zogut” etj. Po dhembte e po binteTë ketë kohë koha, ajër ajriDuhej lejeDuhej vendi dhe koha e saktëPër të qenë mes të qeneveShkreli e do dhe e çmon sivëllain e vet poet ose krijues, ndaj disa prej poezive të tij edhe të këtij vëllimi, përmbajnë poezi ad honorem (lat. për nder të), si poezia kushtuar Ismail Kadaresë, Esat Mekulit, Podrimjes, Gj. Gjokajt etj. Lirika intimeForma të tjera letrare të pranishme në korpusin poetik të Shkrelit janë lirika intime dhe ajo e dashurisë. Poezi me këto motive janë: “Drita e ndarjes”, “Gjeografi”, “Në gjakun e njeriut”, “Tis” etj. Poezitë e dashurisë nuk kanë nuancat e një lamenti patetik. Në to gjithsesi poeti mëton për një dashuri absolute, prej së cilës nuk iket, përveçse duke u larguar nga jeta. Këtë përkushtim mund ta shohim te poezia “Në gjakun e njeriut”: Në gjakun e njeriutNuk hyhet me një këmbë, asMe dy mendjeËshtë mëkatar i madh, faltore e madhe, të falNë gjakun e njeriutHyhet vetëm një herë, paZhurmë dhe pa trokitjeNuk ka fanar, s’ka thikë, s’ka shikim prapa408 Letërsi

