Page 411 - Demo
P. 411
Nga gjaku i njeriutDilet lakuriq i bardhë, siNga nata e varritVetëm merre me vete kufomën tënde dhe niseshShpesh, dashuria dhe besnikëria prej poetit marrin një përmasë etike, e cila në vetvete shndërrohet në motiv qendror në disa prej poezive të “Lirikë me shi”, kur flitet për raportin mes së mirës dhe së keqes, përsiatjeve për qenien dhe pashmangshmërinë e vdekjes, njeriut të lirë dhe njeriut të robëruar. Poezi me këto tematika janë: “Narcisi”, “Trajta e njeriut”, “Pas luftërave”, “Si prozë”, “Dhunë”, “Incest”, “Traktat”, “Koha e krimbave” etj. Kur ngrit të dy duart dhe përgjakettrajta e bukur e njeriut. (Trajta e njeriut)E pas luftërave gjithçka nis ngaE para, lufta nga e paraLufta s’vret, njeriu vret i pari (Pas luftërave)Shkreli nuk na shfaqet si poeti i mbyllur brenda universit të tij krijues, ai bën thirrje vazhdimisht për njeriun veprues, aktiv, të gjallëruar që kohës së vet duhet t’i japë angazhim dhe angazhimin duhet ta ketë mision jetësor: Të hamë e të pimë vetveten, kohë nuk është jo,Kohë nuk është koha që s’rreh kambanëVeçori të stilit poetikShkreli i thyen vargjet e tij pa u shqetësuar për rimat e jashtme dhe poezia e dëshmon zhanrin e vet letrar jo vetëm përmes thyerjeve sintaksore, por edhe përmes rimave të brendshme. Vargjet e poezive janë plot me fjalë që rimerren nga një varg te tjetri ose me segmente fonetike që përsëriten brenda të njëjtit varg (aliteracioni, asonanca, konsonanca) që shndërrohen në figura poetike.Shi, apo toja uji, lot të teltë mallëngjimi Shpirtrat na dërgojnë nga lartësi të lashta Shi, apo i fëshfërijnë diç shqip shqiponjat Shoqjashoqes në Shkumbin e në Mal të Sharrit Shi, apo fytyrë e frymë na zu me flokë Rozafa Bimëve në Shkodër po u shëngjergjet shtati Shi, ‘asha të madhin, shi e jo thashethëna Shi i eçtë, gjol etjesh, lum ai lumë që s’plasi Çplanju, të kaltër, mëkatesh të kaltra, çplanju Shihni, shpirtrat, shtonat, plot po mbushen Shkruani, të gjorë, simfoninë e shtatë të shiut (Lirikë me shi)Poezitë përgjithësisht mbajnë vargje të thyera me fare pak shenja pikësimi, që do të drejtonin procesin e leximit e të kuptimit. Këto thyerje janë në pajtim me kodin formal tipik të poezive moderne, që iu ikin shtrëngesave të vargjeve të matura apo rimave Letërsi 409

