Page 412 - Demo
P. 412


                                    S T U D I M T E K S T I fundore. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që rimat fundore mungojnë gjithkund. Ajo që e thekson më fort modernizmin si orientim të poezisë, është pikërisht gjuha figurative, ku metafora mbetet tropi më i rëndësishëm që e bën poezinë të dallueshme:Net dhe net që kuvendoj me veteNjë frymëzim rebel e marr me të butëSa pa zbardhur dita fund çdo fleteMetaforat, rimat m’agojnë rezolutëLeksiku poetik është i pasur dhe poeti ka prirjen të shkojë përtej leksikut të ligjërimit të thjeshtë që të krijojë neologjizma, të cilat e kondensojnë kuptimin e njësisë leksikore. Përmendim këtu prirjen për të krijuar emra, folje, ndajfolje, mbiemra, sipas modeleve ekzistuese të fjalëformimit shqip, përmes ndryshimit të klasës së cilës i përket fjala:, p.sh. qyqevetëm, lulezoti, ajri dhe uji përzjarren, zvarret, s’këndon zogërisht, lakmojnë krimbas, të kërthndeztë, lakmojnë krimbas, marshim i jargët, estetikë e tistë, gjaku i krujtë, valonte e vlortë, lot të teltë, po u shëngjergjet shtati.Verifikoni njohuritë1. Cili është filli tematik që i bën bashkë poezitë e vëllimit poetik “Lirikë me shi”?2. Si mund të grupohen poezitë e Shkrelit sipas tematikës?3. Çfarë roli kanë neologjizmat në poezitë e Shkrelit?4. Diskutoni për veçoritë e poezive që iu kushtohen aktit krijues dhe poetëve.5. Përmendni disa nga tiparet që e bëjnë poezinë e Shkrelit të konsiderohet si lirikë moderne.Ushtroni mendimin kritik6. Shiu shpesh konsiderohet si sinekdokë e motit të keq e për pasojë është simbol i trishtimit. Si mendoni, çfarë sugjeron fjala shi në titullin e vëllimit poetik “Lirikë me shi” të Azem Shkrelit?7. A mendoni se rima dhe struktura e paracaktuar e strofës e kufizon muzën poetike?8. Sipas jush, përse Shkreli përdor neologjizmat me bazë emrat e qyteteve shqiptare? A mendoni se kjo vjen për arsye artistike apo është shenjë e vokacionit të tij patriotik? Dakuna410 Letërsi
                                
   406   407   408   409   410   411   412   413   414   415   416