Page 413 - Demo
P. 413
ILUSTRIME LETRAREA. ShkreliKronikë ilireNë fillim ishin zogjtë, lumenjtë, ilirëtHanin ilirisht dhe punonin ilirisht tokën Lindnin dhe vdisnin lirë, çlirshëm, ilirishtPastaj erdhën turrë-turrë nga perëndimiKërkonin tokë ilire, qiell, ujë ilir U thanë: i paskeni të artë gurët, të bukët tokën Pastaj erdhën turrë-turrë nga lindjaKërkonin tokë ilire, qiell, ujë ilirU thanë: i paskeni këngët dhe kafkat të bukuraDeshën t’i vënë në një tumë, deshën T’u japin balsamin e luleveLirikë për lirinëLiria është ylberi im matanë grilave Liria është gërshet i vashës me fjongëKur rritet, e veshim nuse Kur eçtohemi, i pimë shëndet nga gjiriAjo është pikë në ujë, zog në qiellKur flet, e kuptojmë si nënënKur dhemb, dhemb në zemërLiria thinjet bukur, nuk plaketKur vdiset, është e pavdekshmeKur vdes, i bëjmë vend në dhe të atdheutLiria është si Kosova, s’kam më fjalë të lirëDrita e ndarjesPritëm si pritetShi, si rritet floku i baritMbushëm me pritjePlot bebëzat e plot kupatAs fjalë nuk folëmAs verë me gojë nuk bëmëNdezëm nga një qiriTë ftohtë, shkuam pas tijO ZotSi digjej drita e ndarjesApolonia, Fier, ShqipëriLetërsi 411

