Page 414 - Demo
P. 414


                                    S T U D I M T E K S T I Nga teksti te kuptimi1. Në poezinë “Kronikë Ilire”, vargu Në fillim ishin zogjtë, lumenjtë, ilirët sugjeron:zanafillën e gjithë botës;lashtësinë e popullit ilir që në fillesa të njerëzimit;paqen me natyrën;tjetër __________________________________________2. Në poezinë “Kronikë Ilire”, cilave pushtime iu referohen vargjet: Pastaj erdhën turrë-turrë nga perëndimi.Pastaj erdhën turrë-turrë nga lindja.3. Në poezinë “Lirikë për lirinë”, në vargun “Liria është ylberi im matanë grilave”, çfarë simbolizojnë grilat? 4. Në poezinë “Lirikë për lirinë”, çfarë kuptimi ka metafora “Liria është gërshet i vashës me fjongë”? Çfarë simbolizon gërsheti i vashës me fjongë?5. Në poezinë “Drita e ndarjes”, cilat vargje tregojnë pritjen dhe përmasat e saj? Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Në poezinë “Kronikë Ilire”, gjeni aliteracionet dhe thoni efektin që krijon përdorimi i tyre. 7. Në poezinë “Lirikë për lirinë”, gjeni dhe diskutoni kuptimin e vargjeve, ku personifikohet liria. 8. Në poezinë “Lirikë për lirinë”, gjeni anaforat dhe interpretoni si ndikohet ritmi i poezive prej tyre. 9. Në poezinë “Drita e ndarjes”, gjeni rastet kur vargu thyhet dhe pjesa e mbetur e togfjalëshit kalon në fillim të vargut të ri, duke u shkruar me shkronjë të madhe. Diskutoni, nëse thyerje të tilla të vargut ia shtojnë apo ia pakësojnë kuptimin vargut pasardhës dhe si ndikojnë ato tek interpretimi i përgjithshëm i poezisë?10. Në poezinë “Drita e ndarjes”, përse e evokon shiun poeti dhe çfarë atmosfere krijon kjo fjalë në tërësinë emocionale të poezisë?Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Në poezinë “Kronikë Ilire”, poeti përdor neologjizmin ilirisht si ndajfolje. Në vargjet  Hanin ilirisht dhe punonin ilirisht tokën Lindnin dhe vdisnin lirë, çlirshëm, ilirisht,  çfarë kuptimi sugjeron kjo ndajfolje? 12. A mund ta zëvendësoni ndajfoljen ilirisht me një ndajfolje tjetër që të ketë kuptime të përafërta me të? Nëse po, a kemi bjerrje të kuptimit të vargut?13. Në poezinë “Drita e ndarjes”, interpretoni e zbërtheni kuptimin e fjalës verë në vargun: As verë me gojë nuk bëmë.14. Në vargun “Kur eçtohemi, i pimë shëndet nga gjiri”, etja është fizike apo shpirtërore? Çfarë kuptimi ka kjo fjalë dhe çfarë tregon për aspiratat për liri?15. Në vargjet “Mbushëm me pritje / Plot bebëzat e plot kupat” me çfarë kuptimi përdoret fjala kupatdhe çfarë shënjon ajo?412 Letërsi
                                
   408   409   410   411   412   413   414   415   416   417   418