Page 415 - Demo
P. 415


                                    Nga teksti te përdorimi16. Në poezinë “Kronikë Ilire”, vargu i paskeni të artë gurët, të bukët tokën dhe vargu i paskeni këngët dhe kafkat të bukura tregojnë:begatinë e tokës ilire;pasuritë dhe bukuritë natyrore ilire;pasurinë shpirtërore dhe hijeshinë trupore të ilirëve;arsyet pse ilirët dhe Iliria ishin të lakmueshëm nga pushtuesit;arsye të tjera. _______________________________17. Në poezinë “Drita e ndarjes”, shpjegoni funksionin e figurës stilistike të apostrofës.18. Në dyvargëshin e fundit të poezisë “Drita e ndarjes”: O Zot / Si digjej drita e ndarjes, interpretoni pranëvënien e foljes digjej dhe të emrit drita (Akti i djegies është një proces që zgjat në kohë, ndërsa drita është shumë e shpejtë. A mund mendoni se fjala dritë këtu mund të jetë përdorur me kuptimin e fjalës zjarr?).19. “Liria është gërshet i vashës me fjongë” është varg që përdoret për të evokuar:dëlirësinë; pafajësinë;bukurinë; feminizmin;tjetër ______________________________________________20. Ajo është pikë në ujë, zog në qiell përdoret prej poetit për të treguar se:liria është e pashmangshme;liria është e vështirë;liria është e natyrshme;liria është e paarritshme;tjetër ______________________________________________Nga teksti te reflektimi21. Gjeni në fjalor kuptimin e fjalës kronikë dhe reflektoni përse autori e ka titulluar poezinë Kronikë ilire. 22. Gjeni elementet dhe motivet që e bëjnë poezinë “Lirikë për lirinë” pjesë të lirikës patriotike atdhetare.23. Gjeni në poezinë “Lirikë për lirinë” vargjet që shprehin filozofinë universale ndaj konceptit të lirisë.24. Reflektoni se cilat tipare të lirikës moderne ka poezia “Drita e ndarjes”.25. Në poezinë “Drita e ndarjes”, interpretoni vargjet “Ndezëm nga një qiri / Të ftohtë, shkuam pas tij”(Kujtoni simbolikën e ndezjes së qiririt dhe të tretjes së tij, si dhe kuptimin që ka mbiemri të ftohtë në një situatë ndarjeje).Nga teksti te të shkruarit26. Shkruani një koment me titull “Poezitë pa pika të Azem Shkrelit”. (Në komentin tuaj përqendrohuni te mënyra si i përdor Shkreli shenjat e pikësimit në poezitë e tij. Cila është shenja e pikësimit që mungon dhe përdorimi i së cilës do të ishte i pashmangshëm, nëse autori do të shkruante në prozë? Si ndikojnë te kuptimi dhe interpretimi i poezive shenjat e pikësimit dhe përdorimi i shkronjës së madhe nistore në çdo varg? Për ta pasuruar komentin tuaj, mund t’iu referoheni edhe poezive të tjera të poetit).Letërsi 413
                                
   409   410   411   412   413   414   415   416   417   418   419