Page 416 - Demo
P. 416
LetërsiArif Demolli (1949-2017)Arif Demolli është një shkrimtar nga Kosova, që ka shkruar kryesisht prozë për fëmijë e të rritur. Disa prej veprave të tij janë:“Pëllumbat e kujtimeve”, “Ballkonet e një qyteze”, “Lushi si askushi”, “Fjalim para tokave të vjetra”, “Njeriu i blertë”, “Ante portas”, “Shkullësit e përjetshëm”, “Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie”, “Lushi në kopshtin e magjepsur”, “Druri ku duan të jetojnë të gjithë”, “Vdekja e Akanit”, “Pse gjirafa ka qafë të gjatë”, “Faret magjike”, “Lulevera dhe Ylberi”, “Si mbetën gjallë shqiptarët”, “Kur je më i vogli”, “Retë e dashuruara”.Mbështetur në motivet e përzgjedhura, si dhe në trajtimin stilistik të tyre, studiuesit kanë dalluar dy grupime kryesore në veprën e Demollit.Në të parin futen veprat subjektive, që kanë të bëjnë me veten, fëmijërinë (“Pëllumbat e kujtimeve”, “Lushi si askushi”, “Të gjallët e të vdekurit e një fëmijërie”). Në këto vepra vihen re trajtat e elegjisë, të shoqëruara herë pas here nga humori.Në grupimin e dytë hyjnë veprat ku trajtohet realiteti dhe, me raste, utopia. Në këto vepra vihet re humori i zi, utopia, hiperbola, karikatura dhe satira (“Ballkonet e një qyteze”, “Vdekja e Akanit”, “Si mbetën gjallë shqiptarët”). Kritika dallon veçanërisht veprën “Si mbetën gjallë shqiptarët” si një satirë e realitetit. Satira realizohet nga gërshetimi i diskursit politik dhe atij atdhetar.Është fjala për një cikërrimë hesapi. Për një, gati, asgjësend. Për një copë druri apo metali, merre si ta marrësh. Për një gjë të rëndomtë e shkuar së rëndomtës, që në të gjithë fjalorët e gjeni me emrin karrige. Por, siç i thonë fjalës, sa më i vogël sendi, aq më i madh sherri. Mua, një goxha burrë, me një mijë telashe mbi kokë, po më shpie buzë çmendisë ky asgjësend, kjo cikërrimë hesapi, kjo copë druri apo metali dhe askush s’po ma di hallin.Njeriu pa karrige. Gjë e vogël duket në të parë, ama është e rëndë sa s’bëhet.(“Karrigia”)Zejnulla Rrahmani (1952) Zejnulla Rrahmani është pedagog, kritik, shkrimtar i njohur nga Kosova. Krijimtaria e tij përmbledh artikuj, studime shkencore, kritika, përkthime, romane dhe tregime. Krijimtaria e tij në prozë përmbledh këto vepra: “Zanoret e humbura”, “Udhëtimi i një pik-uji”; novela “E Bukura e Dheut”, “Sheshi i Unazës”, “Udhëtimi arbdhetar”, “Mjeshtri i vetmisë”, “Romani për Kosovën”, “Jusufi”, “Rruzaret prej smaragdi”, “Iluminacion”, “Tregimet e Ballofcit”, “Lypësi dhe Sophia”, “Pesë vakte”.Zejnulla Rrahmani përdor një mënyrë ndërtimi specifike të veprave të tij. Ai pohon se: “Magjia e shndërrimit të dokumentit në art ka prekur shumë pjesë të historisë sonë në romanet e mia”. Në këtë kontekst, në veprat e tij shfaqen dukshëm problematikat kombëtare: dhuna, kërkimi i identitetit njerëzor e kombëtar. Kjo lloj ndërthurjeje është mjaft e dallueshme te “Romani për Kosovën” (shkresat e ndryshme ushtarake, raportet policore, kronikat e ndryshme, tekstet biblike, letrat e misionarëve të ndryshëm etj.). Trajtimi i motiveve me elemente filozofike është gjithashtu tipar i prozës.PROFILE AUTORËSH414 Letërsi

