Page 417 - Demo
P. 417
Vepra e tij dallohet për efektet poetike (pyetjet mbetën si gjethe të varura në degë me penj të hollë merimangash), të cilat gërshetohen me një metaforë që duket si e krijuar nga një alkimist, nëse i referohemi konceptit kryesor që formon këtë figurë (në fjalinë-metaforë më lart: pyetjet).NË QYTETIN BREGDETARDije, këtu të gjithë jemi të njohur, me nuset, me varëzat, me zogjtë. Kështu jemi përkundër kohës, përkundër vdekjes... dhe përkundër detit e verës që i ndajmë me të gjithë, më së shumti me të huajt, më së shumti kundër gjakut e fisit tonë!Tash më thuaj: A na lakmon kush në këtë vdekje, or mik?! Nëse mundesh, kalo një verë duke ëndërruar atje lart në dhomën që i ka dritaret e hapura! (“Mjeshtri i Vetmisë”)Ymer Shkreli (1945)Ymer Shkreli është një autor që ka lëvruar një numër të madh zhanresh letrare. Ai ka shkruar poezi, poema, romane, tregime, drama (radiodramë e film). Një pjesë prej tyre janë: “Ditari i Lec Pazhecit”, “Poezi të zgjedhura”, “Kërkoj dënim me vdekje”, “Balcanica”, “Vdekja në ajër të pastër”, “Bima e dreqit”, “Ura e xhehenemit”, “Azgal”, “Heronjtë e kombit”, “Shqiptari me duar në xhepa”, “Prometeu” etj.Në veprat e tij dalin motive që lidhen me tragjiken, vdekjen, revoltën ndaj pushtetit e të pushtetshmit. Gjithashtu, në të gjen shtresëzime historike, folklorike e filozofike etj. Metafora dhe simboli me ngjyrat kombëtare janë të dallueshme në këtë vepër.E gjeta veten e humbur një herënë flokun tënd;tani jam më i ri, për një vdekjepo shoh verbët –dhe shumë më mirë;i gjeta puthjet që heshtjai paska shndërruar në peshqaqë sa edhe akujo dreq (“Dashuri”)Mehmet Kraja (1952)Mehmet Kraja është shkrimtar i njohur, që ka shkruar drama, tregime, romane, kritikë dhe publicistikë. Ndër to, mund të përmendim: “Liria ime”, “Prishtina”, “Selvitë e Tivarit”, “Im atë donte Adolfin”, “Hotel Arbëria”, “Edhe të çmendurit fluturojnë”, “E zeza dhe e kuqja” etj. Studimet tregojnë se një pjesë e mirë e prozës së Krajës është një kthim në histori. Ky kthim nuk ka synim pohimin, po ironizimin (duke vënë në dukje tiparet postmoderniste të prozës së Krajës). Gjithsesi, historia në veprat e Krajës nuk është histori e betejave apo e luftërave që fitohen, por histori e ndeshjes së ideve që ato luftëra kanë bartur, si dhe ironi në lidhje me idetë që i kanë shkaktuar ato. Nëpërmjet tyre krijohet mesazhi i shmangies së totalitarizmit.Veç këtij motivi, Kraja ndalet edhe te fati njerëzor, i cili, sipas tij, “nuk ndryshon, pavarësisht se liria ndonjëherë krijon rrethana më të favorshme për jetë më të dinjitetshme....Idetë e mëdha, si lufta, liria etj., krijojnë drama të mëdha njerëzore, përmbysje dhe fatkeqësi, siç krijojnë edhe iluzione, vetëm se fataliteti nuk ndryshon: në esencën e të gjitha kuptimeve të jetës, njeriu është fatkeq dhe i palumtur”.Letërsi 415

