Page 419 - Demo
P. 419


                                    LetërsiTipare të ndërtimit të tekstit të Pashkut (tregimi)Krijimtaria e Anton Pashkut përqendrohet më tepër në zhanrin e tregimit, madje kritika ka vërejtur se teknika të tij ai i realizon edhe në roman (“Oh”).Koncepti klasik mbi tregimin përcakton se tregimi vetë është një formë letrare që, në përgjithësi, nuk është shumë i gjatë, ndaj dhe nuk e duron shumë mbingarkesën e lëndës letrare, degëzimet e shumta tematike, si dhe detajet. Në këtë kontekst, tregimi kap të veçantën e një motivi dhe e shtjellon. Edhe nga pikëpamja e trajtimit gjuhësor, tregimi vjen duke e rrudhur gjuhën dhe jep vetëm elementet më të rëndësishme të përmbajtjes. Në këtë kontekst, ky lloj sintetizmi, rrudhjeje, shpesh është përvijuar përmes një gjuhe poetike. Kompozicioni i tregimit, nga ana tjetër, shfaqet i ngjashëm me tekstin dramatik, që mundohet të përmbyllë veprimin. Në tregimet e Pashkut ndodh ndryshe:Ato nuk janë në funksion të shfaqjes së motiveve dhe realitetit përmes një gjuhe të figurshme, përkundrazi, është gjuha, loja me të, që krijon figurën (metaforën, simbolin, alegorinë, efektet poetike të saj, rimarrjet e shumta si në kuadrin e një fjale, ashtu edhe të ndërtimeve të caktuara që krijojnë efektin e një stili, që shkathtëson aftësitë për të artikuluar gjuhën etj.). “- Ti, moj... - thashë dhe deshta t’i them dhe diç, por nji rreze dielli ra, u thye dhe vdiq mbi ose në valë, në kurrizin e nji vale të liqenit të vogël artificial. E kur ajo rreze dielli ra, u thye dhe vdiq mbi ose në valë, heshtjen mbi liqenin artificial e coptoi nji pingrimë e shkurtë, por e shqerun, e nji zogu. E lypa me shikim, u përpoqa me e pa atë zog, por nuk e pashë. Njimend, më bahej se i ndëgjojsha flatrat, më bahej se e ndëgjojsha fërfërimën e flatrave të atij farë zogu, por ai farë zogu nuk shihej askund” (“Oh”). Ajo që të bie në sy në këtë fragment është përsëritja në fillim e foljes “them” dy herë, që në pamje të parë duket si monotone, por po ta lexosh, shikon se kjo ndodh edhe me njësi të tjera të vetme apo në grup (zog, shoh, më bahej). Një gjë e tillë të krijon idenë e një loje fjalësh, por pasi mësohesh me këtë stil, ndien se në fakt rimarrje të tilla, më të shpeshta se zakonisht, rrisin forcën e meditimit, të ngulitjes së imazhit dhe natyrisht, krijojnë efekt poetik. Mendoni se sa ndikuese është kjo teknikë, kur përsëriten ndërtime që janë vetë figura, si rasti i tri metaforave që renditen, Anton PashkuAnton Pashku është një nga shkrimtarët më të veçantë të letërsisë shqipe të shekullit XX. Teksti i tij paraqet tipare shumë specifike, veçanërisht në lidhje me gjuhën, me të cilën ai realizoi figura dhe imazhe mbresëlënëse. Tregimin e parë Pashku e botoi më 1955-n, ndërsa vëllimin e parë me tregime, “Tregime”, më 1961-shin. Më tej botoi: “Një pjesë e lindjes” (1965); “Kulla” (1968); “Kjasina” (1973); “Lutjet e mbrëmjes” (1978); romanin “Oh” (1971); dramat “Sinkopa” (1969) dhe “Gof” (1976).Letërsi 417
                                
   413   414   415   416   417   418   419   420   421   422   423